Euro 2024 (Foto Faqscoccer)
Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser, deklaroi se siguria për lojtarët dhe tifozët në Kampionatin Evropian të Futbollit të këtij viti, të cilin Gjermania do ta presë këtë verë, ka përparësinë më të lartë, shkruan “ATSH”.
“Ne do të sigurojmë që Euro 2024 të bëhet një turne i sigurt, për të gjithë në Gjermani dhe për mysafirët nga e gjithë bota. Fokusi ynë varion nga mbrojtja kundër krimit dhe kërcënimeve ekstremiste, te siguria kibernetike dhe përgatitja për stuhi të forta ose ngjarje të tjera natyrore. Ne jemi të përgatitur mirë dhe pritjet për këtë festë të madhe të futbollit janë të mëdha”,- tha Faeser.
Ajo theksoi se kjo vlen jo vetëm për 10 qytetet pritëse të Berlinit, Dortmundit, Dusseldorfit, Frankfurtit, Gelsenkirchenit, Hamburgut, Këlnit, Leipzigut, Mynihut dhe Shtutgartit, në stadiume, në shfaqje publike ose në zonat e tifozëve, por edhe më gjerë. (Irma)