Kina është shfaqur si një kampione botërore në energjinë e gjelbër, duke arritur një rritje të spikatur në kapacitetin e energjisë së përtëritshme dhe duke luajtur një rol kyç në bashkëpunimin energjetik global, u shpreh Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA).
foto: VCG
"Ne kemi parë shtime në ShBA, Evropë, Brazil dhe Indi, por nëse do të duhej të zgjidhja vetëm një vend që e bëri këtë rekord botëror të mundur, është sigurisht Kina," tha Birol të mërkurën në Davos, ku ai ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen vjetore të Forumit Ekonomik Botëror.
Duke nënvizuar kontributin e Kinës në përparimin botëror, ai shtoi: "Kapaciteti i energjisë së përtëritshme të Kinës në vitin 2023 ishte e barabartë me të gjithë shtimin e kësaj energjie në botë më 2022."
"Kina jo vetëm prodhoi shumë kapacitete të përtëritshme në vend, por gjithashtu zvogëloi kostot duke përdorur këto burime të energjisë së pastër, duke i bërë teknologjitë e gjelbra më të lira dhe duke ofruar shërbim për të gjithë komunitetin. Kina ka bërë një shërbim të dyfishtë për tranzicionin e energjisë së pastër të botës," vuri në dukje Birol.