Fondeja e djathit në zvicër/CFP
Fondeja e djathit është një gatim tradicional zviceran. Ajo prodhohet zakonisht me bulmet zviceran, si djathërat "Emmental" dhe "Gruyere", të ndërthurura me përbërës si vera, hudhra dhe pak niseshte. Fondeja e djathit zvicerane është një ushqim shoqëror që shijohet zakonisht në një mjedis në grup, kur njerëzit mblidhen për të ndarë këtë përvojë të këndshme të kuzhinës.
hotpoti i Chongqing-ut/CFP
hotpoti i Chongqing-ut/CFP
Ngjashëm me fondenë e djathit zvicerane, edhe hotpoti i Chongqing-ut, një gatim tipik kinez, është një zgjedhje ideale për aktivitete shoqërore mes miqsh. I njohur për shijen e tij pikante dhe mpirëse, ky hotpot përfshin përbërës, si lloje të ndryshme specash djegës dhe specash të Sichuan-it, duke ofruar një ndjesi unike mpirjeje dhe djegëse.
Fondeja e djathit dhe hotpoti djegës kanë fituar popullaritet në mbarë botën si përvoja të dashura të ngrënies.
Bukuria e përjetshme e qyteteve të vjetra Bernë dhe Lijiang
Qyteti i Vjetër i Bernës së Zvicrës dhe Qyteti i Vjetër i Lijiang-ut në Yunnan të Kinës janë dy destinacione të famshme turistike, që kanë ngjashmëri, pavarësisht se gjenden në vende të ndryshme.
Qyteti i Vjetër i Bernës/CFP
Qyteti i Vjetër i Bernës, i ndërtuar në shekullin e 12-të, përmban ndërtesa që datojnë nga periudha të ndryshme, duke përfshirë arkadat e shekullit të 15-të dhe shatërvanët e shekullit të 16-të.
Pjesa më e madhe e qytetit mesjetar është restauruar në shekullin e 18-të, por ai ka ruajtur karakterin e tij origjinal. Ndërtesat janë të mbrojtura mirë dhe kanë dizajne dhe detaje unike, duke tërhequr entuziastët e arkitekturës dhe turistët.
Qyteti i Vjetër i Bernës/CFP
Duke kaluar nga kontinenti evropian në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, gjejmë Qytetin e Vjetër të Lijiang-ut, të ndërtuar në fund të dinastisë Song, rreth shekullit të 13-të.
Qyteti i Vjetër i Lijiang-ut/CFP
Lijiang-u është i njohur për kulturën e përzier etnike dhe peizazhet mahnitëse natyrore, ndërtesat antike të ruajtura mirë, urat e gurit, kanalet rrjedhëse, kopshtet e bukura dhe një sistem të lashtë të furnizimit me ujë.
Pavarësisht nëse jeni të interesuar për arkitekturën evropiane ose kulturën etnike kineze, Qyteti i Vjetër i Bernës dhe Qyteti i Vjetër i Lijiang-ut mund t'i ofrojnë përvoja të paharrueshme çdo vizitori. Dikush mund të vlerësojë bukurinë e së kaluarës duke shijuar lehtësitë dhe shërbimet moderne.
Të dy vendet janë renditur si vende të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s me ndërtesa antike, rrugë dhe trashëgimi kulturore të ruajtura mirë deri më tani, duke u ofruar vizitorëve një mundësi për të njohur të kaluarën.(Xu Guang)
Qyteti i Vjetër i Lijiang-ut/CFP