Prodhimi i energjisë në Kinë u rrit me 8 për qind në dhjetor 2023
2024-01-19 15:57:06

Foto nga VCG

Prodhimi i ndërmarrjeve kryesore të energjisë elektrike në Kinë u rrit me 8 për qind në baza vjetore në dhjetor 2023, citon “Xinhua” të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Sipas të dhënave, prodhimi total i energjisë i këtyre firmave ishte 829 miliardë kilovat-orë muajin e kaluar.

Prodhimi i energjisë diellore u rrit me 17.2 për qind në baza vjetore, ndërsa energjia termike u rrit me 9.3 për qind.

Prodhimi i energjisë së erës dhe hidrocentralit u rrit përkatësisht me 7.4 për qind dhe 2.5 për qind në bazë vjetore, ndërsa prodhimi i energjisë bërthamore ra me 4.2 për qind gjatë së njëjtës periudhë, sipas Statistikave.

Në vitin 2023, prodhimi i energjisë i këtyre firmave arriti në 8.9 trilionë kilovat-orë, 5.2 për qind më shumë se një vit më parë. (Irma)