Me rastin e përzgjedhjes dhe dhënies për herë të parë të Çmimeve Kombëtare të Inxhinierisë, presidenti i Kinës Xi Jinping dha udhëzime të rëndësishme, duke u dërguar urime të ngrohta "inxhinierëve të shquar kombëtarë" dhe "ekipeve inxhinierike të shquara kombëtare".
Xi Jinping-u vuri në dukje se inxhinierët janë një forcë e rëndësishme për të sjellë përfitime për njerëzimin dhe për të krijuar të ardhmen falë promovimit të shkencës dhe teknologjisë dhe një pjesë e rëndësishme e forcës strategjike të talenteve të vendit. Individët dhe ekipet e vlerësuara këtë herë janë përfaqësues të shquar të numrit të madh të personelit inxhiniero-teknik në Kinë dhe janë një model për inxhinierët.
Xi theksoi se, përballë së ardhmes, duhet të forcohet trajnimi në mënyrë të pavarur i talenteve të shkencës dhe teknologjisë, të ngrihet statusi shoqëror i inxhinierëve dhe të përshpejtohet krijimi i shumë ekipeve me inxhinierë të shquar. Ai shprehu shpresën se inxhinierët do të promovojnë zhvillimin e forcave të reja prodhuese, të përshpejtojnë vetëbesimin dhe vetëmbështetjen shkencore e teknologjike të nivelit të lartë, t'i shërbejnë zhvillimit me cilësi të lartë dhe të japin kontribute më të mëdha në ndërtimin e një vendi të fortë dhe përtëritjen kombëtare falë modernizimit të stilit kinez.
Në Pekin u mbajt të premten konferenca e dhënies së Çmimeve Kombëtare të Inxhinierisë. 81 veta u vlerësuan me titullin “Inxhinier i shquar kombëtar” dhe 50 ekipe me titullin “Ekip inxhinierik i shquar kombëtar”. (Li Huailiang/Artan)