Kryediplomati kinez: Kina dhe Togoja do të ndërthurin më tej strategjitë e zhvillimit
2024-01-18 21:12:40

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Kina është e gatshme të punojë me Togon për të forcuar ndërthurjen e strategjive të zhvillimit të të dy vendeve dhe për ta mbështetur në realizimin e zhvillimit të qëndrueshëm, theksoi të mërkurën ministri i Jashtëm kinez Wang Yi gjatë një takimi me presidentin e Togos Faure Gnassingbe, në kryeqytetin e këtij vendi, Lome. 

Gjatë takimit, Gnassingbe tha se, në kuadrin e Forumit për Bashkëpunimin Kinë-Afrikë (FOCAC), Togoja dhe vende të tjera afrikane kanë pasur zhvillim të madh në ndërtimin e infrastrukturës, zhvillimin ekonomik dhe sigurinë e brendshme, duke shtuar se të gjitha këto arritje nuk mund të ishin bërë pa ndihmën afatgjatë dhe bujare të Kinës.

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Gnassingbe u shpreh më tej se Togoja e vlerëson paanësinë e Kinës në arenën ndërkombëtare dhe kundërshtimin prej saj ndaj ndërhyrjes në çështjet e brendshme të vendeve afrikane, gjë që ka luajtur rol të pazëvendësueshëm në zhvillimin paqësor të Afrikës. 

Wang vuri në dukje që Kina beson se vendet afrikane do të jenë në gjendje të kapërcejnë vështirësitë dhe të krijojnë mundësi të reja për aq kohë sa do të jenë të bashkuara, të pavarura dhe do të mbështeten te vetja, dhe do të gjejnë rrugë zhvillimi që u përshtaten kushteve të tyre kombëtare. 

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Duke e quajtur shekullin e 21-të një shekull rigjallërimi për vendet në zhvillim, kryediplomati kinez tha se Kina do të qëndrojë gjithmonë pranë Afrikës, do ta mbështesë Afrikën në përshpejtimin e zhvillimit autonom, do të nxisë cilësinë dhe ngritjen e nivelit të bashkëpunimit Kinë-Afrikë dhe do të bëjë që Togoja e vendet afrikane të përfitojnë më shumë nga ky bashkëpunim.