Klejda Tani ushtronin profesionin e fizioterapistes dhe pedagoge në Universitetin e Sporteve në kryeqytetin shqiptar. Ajo ka studiuar në Republikën Çeke dhe sapo doli në profesion themeloi Qendrën “Treka" ku ofron të gjitha shërbimet e fizioterapisë. Në këtë rrugëtim ajo nuk është vetëm, pasi e ka themeluar klinikën si rezultat i nxitjes dhe motivimit nga partneri i saj. Klejda tregon për Radio Ejani rrugëtimin e saj personal dhe professional, duke u shprehur se fazën në të cilën është duke jetuar e konsideron si më të bukurën e jetës së saj, të rrethuar më fëmijë dhe shumë dashuri.
CMG: Klejda kur e keni nisur marrëdhënien me këtë profesion?
Klejda Tani: Marrëdhënia ime ka nisur herët. Kam përfunduar studimet në vitin 2012 në Republikën Çeke. Që prej vitit 2013 kemi themeluar klinikën tonë të parë. Pas periudhës së pandemisë u prezantuam edhe më tepër sepse online u fuqizuam shumë. Hapëm fillimisht faqen e Instagramit ku tregojmë të gjitha këshillat që fizioterapistët japin.
CMG: A ka qenë kjo ëndrra juaj?
Klejda Tani: Të jepja mësim në këtë fushë, të isha pedagoge ndoshta jo, por fusha e mjekësisë ka qenë gjithmonë. Jo fizioterapia, por mjekësia sepse në atë kohë nuk ka qenë tepër në fokus fizioterapia. Në Republikën Çeke e kam dëgjuar për herë të parë si degë dhe më tërhoqi shumë që prej atij momenti sepse përpos që ishte një degë e re, ishte edhe shumë tërheqese. Më pas u ktheva në Shqipëri dhe kur u futa në sistemin arsimor për të qenë pedagoge kuptova që kisha impakt tek studentët dhe ata arrinin t'i merrnin informacionet prej meje dhe t’i përpunonin. Sot ata janë vetë pedagogë shumë të mirë .
CMG: Si ndiheni që shumë studentë tuajët janë sot pedagogë?
Klejda Tani: Kjo është ndjesi e papërsëritur sepse arrin të kuptosh qe ke bërë një rol shumë të mire, duke i mësuar nxënësit e tu me përvojën tënde, të cilën më pas e përdorin. Kjo më emocion.
CMG: A është profesioni juaj një mision në thelb ?
Klejda Tani: Po, në dy aspekte. Misioni i parë është rehabilitimi i pacientit duke i menduar lëvizjen dhe çdo gjë tjetër. Misioni i dytë është edukimi i pacientit për shëndetin dhe kujdesin ndaj vetes, po ashtu edhe për kolegët e rinj për ta përcjellë këtë profesion tek ata. Në merremi me trajtimin e pacientëve pa mjekime dhe kjo kërkon një hulumtim të madh. Çdo fushë shkencore është mision në vetvete.
CMG: A ju kanë ndihmuar studimet janë Shqipërisë që të avanconi në këtë fushë ?
Klejda Tani: Profesioni është një gjë që vazhdon çdo ditë duke u rritur. Ne nuk ndalemi në një moment kur mbarojnë studimet, por i vazhdojmë ato dhe unë njoh kolege të tjerë të cilët bëjnë një përpjekje shumë të madhe për të marrë trajnimet e duhura brenda dhe jashtë vendit. Por patjetër që edhe studimet jashtë Shqiperisë. Çekia ka qenë një vend që më ka dhënë shumë dije sepse në fushën e fizioterapisë ishte shumë e zhvilluar.
CMG:Kush ka investuar më tepër tek ju si profesioniste?
Klejda Tani: Fillimisht vetja ime dhe më pas familja dhe kam bindjen që asnjë i ri apo e re që studion në fushën e mjekësisë nuk mund t’i ketë vitet e studimit të lehta, pasi ti nuk arrin dot as të punosh dhe këtu duhet edhe ndihma e pakursyer e familjes. Ata janë kujdesur shumë për mua dhe mbi të gjitha kanë besuar.
CMG: Si u ndjeve kur themelove klinikën ?
Klejda Tani: Klinika në fakt ishte si një fëmijë i vogël, i cili duhet të rritej dhe sfida më e madhe nuk qëndronte tek hapja e klinikës, por tek kujdesi për ta mbajtur dhe për të gjetur burimet e duhura njerëzore. Kam dëshiruar gjithmonë një staf, i cili të jetë i dedikuar sa unë dhe kështu ka ndodhur. I gjithë stafi prioritet kanë kujdesin ndaj pacientëve, duke i konsideruar ata, vlerësuar dhe duke u kujdesur për t’u ndjerë mirë .
CMG: Cila është sfida më e madhe një mjeku?
Klejda Tani: Në gjykimin tim furnizimi me dije dhe dashuria për punën e përditshme. Mjeku është human dhe në çdo hap mirëmendohet. Gjithashtu një mjek duhet të ketë përulësinë që profesionin e vet ta përcjellë tek gjeneratat e reja .