Korridori blu, ecuria e punimeve në pjesën shqiptare
2024-01-18 09:41:53

Korridori-Adriatiko-Jonian (ATSH)

Korridori-Adriatiko-Jonian (ATSH)

Brenda këtij viti do të hapet për qarkullim aksi Thumanë-Kashar pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun. Në një intervistë për mediat Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi e quan Thumanë-Kashar si dallandyshen e parë të korridorit Adriatiko Jonian. Berberi thotë se Autoriteti rrugor shqiptar është i angazhuar maksimalisht për të përmirësuar veten, për të përmirësuar projektet dhe në fund fare ti shërbejë me sa më shumë cilësi përdoruesve të rrugës

 

“Segmenti Thumanë Kashar është dallëndyshja e parë e korridorit blu apo korridorit ardiatoko jonian. Është një nga segmentet që është nga më të rëndësishmit për ne në momentin e fillimit të punimeve, punimet janë duke ecur me ritme të shpejta pasi është diçka që vërehet dhe shihet në terren. Për shkak të problematikave të vogla që kemi pasur me banorët e zonave ku ka kaluar ky segment, janë të zgjidhura dhe tashmë nuk ka problematika, për të shkuar përpara. Është pjesë e korridorit blu, është një rrugë autostradë e mirëfilltë e kategorisë A. Është segmenti i parë i një autostrade të mirëfilltë të kategorisë A me një shpejtësi lëvizje të madhe, me një siguri lëvizje shumë të madhe,por nuk është vetëm ky segment. “- shprehet Berberi

 

Ervis Berberi (Foto Linkedin)

Ervis Berberi (Foto Linkedin)

Pjesë e korridorit Adriatiko Jonian janë edhe vepra të tjera të rëndësishme.

 

“Në pjesën e korridorit blu kemi në proces nënshkrim kontratash kemi edhe të tjera, që janë 3 që janë Thumanë-Milot, segmenti tjetër në drejtim të veriut, është segmenti tjetër Kashar-Lekaj dhe është dhe segmenti tjetër Lekaj-Fier. Pra të gjitha këto plotësojnë atë shtyllë kurrizore të infrastrukturës në Shqipëri që është korridori adriatiko jonian apo korridori blu. Jemi në fazë të avancuar të nënshkrimit të kontratave dhe presim së shpejti të nisin punime. Paralelisht jemi përgatitur dhe themi në një kohë relativisht të shkurtër, me fillimin muajit janar do hapet gara edhe për segmentin Milot Balldren, që bën lidhjen përfundimtare dhe shkrin atë trafikun e madh që jemi mësuar të shohim në zonën e veriut për shkak të rrugës së një kategorie C, dhe për një fluks të vitit të përcaktuar por me shtimin e turistëve, që korridori adriatiko jonian ti shërbejë përdoruesve të rrugës, pa lenë mënjanë dhe segmentin e fundit muriqan-Lezhë, që është financim nga ëba në bashkëpunim me bankën evropiane për rindërtim dhe zhvillimit. “

 

Për këtë projekt Murriqan- Lezhë kanë nisur përgatitjet.

 

“Është bërë projekt dizajni përpara projektimi dhe presim një finalizim të tij në vitet në vijim për ta çuar në një projekt në mënyrë të detajuar të plotë të gatshëm në mënyrë të tillë që të aplikojmë pastaj për financime në institucione financiare në mënyrë që gjithë segmenti i korridorit adriatiko jonian që kalon në Shqipëri të marri frymë në zonën nga veriu në drejtim të ultësirës perëndimore, për të vijuar më tej me segmentin përfundimtar që sot ekziston që është nga Rrogozhina deri në Kakavijë që dhe ai në faza të tjera dhe prandaj ne si ARRSH të fusin në projektim dhe zgjerimin e segmentit nga Lekaj deri në Kakavijë për ta pasur gati edhe atë pjesë të projektit për ta pasur gati kur të vijë koha për ta finalizuar dhe financuar të jemi të gatshëm të thithim sa më shpejt të jetë e mundshme. Thumanë Kashar mendoj se do kalojë pritshmëritë e kontratës që kemi nënshkruar.”- tha Berberi.

 

Sipas Berberit fundi I 2024 na gjen me këtë segment të aksesueshëm.

 

“Ky segment do jetë i finalizuar në fund të 2024.”

 

Thumanë-Kashar (Foto Java news)

Thumanë-Kashar (Foto Java news)

Një korridor i rëndësishëm është dhe korridori i 8. Punimet në terren vijojnë në Elbasan Qafe-Thanë. Berberi na tregon ecurinë dhe sfidat që ka ky projekt.

 

“ Dy janë arteriet kryesore ose shtylla kryesore e republikës së Shqipërisë dhe aksi më i gjatë është aksi adriatiko jonian dhe rruga më e shkurtër me fizibilitet më të madh do të jetë korridori i 8 apo Elbasan qafë thanë dhe është historike dhe është via Egnatia pra ka mbi 2 mijë vjet ai aks që tregon që është fizibël që është i përdorshëm që është rruga më e shkurtër që lidh perëndimin me lindjen, që fillonte në romë dhe përfundonte në Kostandinopojë apo Stambollin e sotëm dhe i erdhi koha që për shkak të një qasje ndryshe të qeverisë në drejtim të infrastrukturës jo vetëm të Shqipërisë por dhe rajonale, për të bërë një lidhje të shkurtër dhe të sigurt, u mor vendimi që ky aks duhet të financohet dhe është një aks që financohet me buxhetin e shtetit tërësisht dhe kemi nisur punën dhe jemi në mbi 75 apo 80% të punimeve të realizuara në segmentin e parë, që është nga fushë Labinoti në drejtim të xibrakës, ka filluar punimi me mbi 20% në segmentin e dytë që fillon nga xibraka në drejtim të kthesave të murrashit. Janë nënshkruar kontratat për dy segmentet e tjera të tretë dhe të katërt, që fillojnë në fushë Labinot 1 km dhe segmenti i 3 ka dhe një urë mbi 32 metër të lartë që kalon në lartësi murrashin dhe nuk kemi më ato kthesat e rrezikshme që sot janë përgjatë lumit Shkumbin dhe me rrezikshmëri rënie shpatesh dhe ngjitemi në lartësi siç është hekurudha dhe kalojmë mbi mal dhe dalin mbi tunel edhe dy ura të tjera dhe pasojnë gjithë zonën e rrezikshme. Segmenti i 4 është dalja e Librazhdit në një rrugë të kategorisë b me dalje nga Librazhdi dhe këtu presim që punimet të fillojnë këto ditë, me këto dy kontrata pasi janë nënshkruar dhe këto kontrata.’

 

Viti 2024  sjell vijimin e segmenteve të tjera.

 

“Në vitin tjetër kemi plan të bëjmë dhe segmentin 5 dhe 6 gati në mënyrë që të arrijmë që me vitin 2024 të arrijmë mundësinë e fillimit të punimeve deri në kthesën e vushtricës deri aty ku të kemi një dalje në drejtim të Maqedonisë së veriut të re. Pra në bashkëpunim dhe me ndërmarrjen publike të rrugëve të Maqedonisë së veriut dhe në bashkëpunim dhe dy ministritë infrastrukturës si e Shqipërisë si e Maqedonisë së veriut dhe ministritë e tjera të angazhuara si ministria e brendshme dhe e jashtme, pasi do duhet një marrëveshje ndërqeveritare kemi rënë dakord që të bëhet një pikë e re doganore që do jetë në zonën e Rajc Skënderbeut”.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.