Tregu i turizmit i Kinës pritet të lulëzojë gjatë pushimeve të ardhshme të Festës së Pranverës (Viti i Ri Kinez), me rezervimet të shumëfishuara në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
foto: VCG
Një raport i publikuar në fillim të kësaj jave nga gjigandi kinez i udhëtimeve “Ctrip” tregon se rezervimet për udhëtimet e brendshme, udhëtimet jashtë Kinës dhe udhëtimet për në Kinë kanë pasur që të gjitha një rritje të dukshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Udhëtimi në skajet e kundërta të vendit është bërë një prirje popullore në Kinë këtë dimër. Njerëzit nga rajonet jugore të vendit shkojnë drejt Veriut për turizmin e akullit dhe borës, ndërsa njerëzit nga rajonet veriore shkojnë në Jug për klimën më të ngrohtë. Kjo prirje duket se do të vazhdojë edhe gjatë pushimeve të Festës së Pranverës.
foto: VCG
Rezervimet e udhëtimeve në qytetin Harbin të provincës Heilongjiang të Kinës Verilindore janë rritur më shumë se 14 herë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kryesisht nga turistë nga Jugu i vendit. Sanya në provincën Hainan të Kinës Jugore dhe Kunming në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore janë destinacionet e përzgjedhura nga shumë turistë veriorë.
Rezervimet e udhëtimeve për në Kinë janë rritur më shumë se dhjetë herë krahasuar me vitin e kaluar, falë politikave të reja të vizave. Harbini, një nga destinacionet më "të nxehta" në Kinë këtë dimër, i cili ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave të huaja, është gjithashtu një ndër zgjedhjet kryesore për turistët e huaj. (Li Huailiang/Artan)