Foto nga ministria e Jashtme e Kinës
Ambasada kineze në ShBA zhvilloi të martën një pritje për të kremtuar 45-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kinës e ShBA-së dhe Festën e Pranverës.
Ambasadori i Kinës në ShBA Xie Feng mbajti një fjalim, duke treguar "tre frymëzimet" e tij nga marrëdhëniet kino-amerikane gjatë 45 vjetëve të fundit.
Së pari, është e pamundur që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të mos ndërveprojnë. Shkëputja nuk do të funksionojë dhe nuk do të sjellë fitues, tha ambasadori.
Së dyti, është jorealiste që njëra palë ta rimodelojë tjetrën, u shpreh Xie, duke cituar thënien e Konfucit: “Një njeri fisnik kërkon harmoni pa uniformitet”. Kina dhe ShBA-ja arritën t'i thyenin akujt për shkak se të dy palët treguan respekt reciprok dhe gjetën gjuhën e përbashkët.
Së treti, konflikti dhe konfrontimi kanë pasoja të papërballueshme për të dyja palët, vuri në dukje Xie Feng. Ruajtja e paqes dhe e qëndrueshmërisë përgjatë ngushticës së Tajvanit, bazuar në tre komunikatat e përbashkëta, është në interes të Kinës dhe ShBA-së, shtoi ai.
Ambasadori kinez tha se dy palët duhet të frymëzohen nga historia, t'i shohin marrëdhëniet ndërmjet tyre nga një perspektivë strategjike e afatgjatë dhe të marrin vendimet e duhura për të siguruar një rritje të qëndrueshme të marrëdhënieve në 45 vjetët e ardhshëm. (Li Huailiang/Artan)