Kryeministri kinez i kërkon BE-së ta ruajë drejtësinë e transparencën në çështjet ekonomike dhe tregtare
2024-01-17 14:42:05

Kryeministri kinez Li Qiang shprehu të martën shpresën që Bashkimi Evropian (BE) do të ruajë drejtësinë, pajtueshmërinë dhe transparencën në çështjet ekonomike dhe tregtare, do t'i trajtojë ndërmarrjet kineze në mënyrë të barabartë, do të paraqesë me maturi politika shtrënguese ekonomike e tregtare dhe do të zbatojë me kujdes mjetet e mëkëmbjes së tregtisë.

Xinhua

Xinhua

Li i tha këto kur u takua me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjatë mbledhjes vjetore të Forumit Ekonomik Botëror 2024 në Davos të Zvicrës.

Kina është e gatshme të punojë me Bashkimin Evropian për të qëndruar të përkushtuar ndaj partneritetit, për t'iu përmbajtur dialogut e bashkëpunimit, për të kërkuar përfitimet e përbashkëta dhe për të trajtuar si duhet dallimet mbi bazën e parimeve të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë, vuri në dukje kreu i qeverisë  kineze.

Në botën e sotme plot ndryshime dhe turbullira, lidhjet Kinë-BE mbeten të qëndrueshme sa u përket marrëdhënieve ndërmjet vendeve të mëdha, gjë që është rezultat i përpjekjeve të përbashkëta nga të dyja palët, tha Li, duke shtuar se thellimi i marrëdhënieve me BE-në është gjithmonë një përparësi diplomatike për Kinën.

Kina është e gatshme të punojë me BE-në për të zbatuar konsensusin e rëndësishëm të arritur në Samitin Kinë-BE dhe për t'i bërë lidhjet dypalëshe më të qëndrueshme, konstruktive, me përfitime të ndërsjella dhe të gjithashme, në mënyrë që të promovohet më mirë begatia dhe zhvillimi i Kinës, BE-së dhe botës në tërësi, shtoi ai.

Kryeministri kinez vuri në dukje më tej se Kina do të vazhdojë të krijojë një mjedis biznesi të nivelit botëror që është orientuar nga tregu, i bazuar në ligj dhe i ndërkombëtarizuar, dhe është e gatshme të punojë me BE-në për t'iu përmbajtur së bashku normave bazë që rregullojnë ekonominë e tregut, si tregtia e lirë, konkurrenca e ndershme dhe bashkëpunimi i hapur.

Xinhua

Xinhua

Ai u bëri thirrje të dy palëve që të trajtojnë takimin e radhës të mekanizmit të Dialogut të Nivelit të Lartë Kinë-BE si një mundësi për të forcuar dialogun dhe bashkëpunimin në arsim, shkencë dhe teknologji, kulturë e turizëm, duke përshpejtuar rifillimin e shkëmbimeve e personelit, për t'u dhënë gjallëri të ri  marrëdhënieve Kinë-BE.

Nga ana e saj, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja vlerëson hapjen e vazhdueshme të Kinës dhe nuk ka ndër mend të shkëputet nga Kina.

Ajo theksoi se BE-ja është e gatshme që të forcojë dialogun e komunikimin dhe të punojë me Kinën për të thelluar bashkëpunimin në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe promovimin e reformës së Organizatës Botërore të Tregtisë, për të forcuar shkëmbimet njerëzore dhe për të nxitur zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe. (Xu Guang)