Kinë: Prodhimi industrial, mëkëmbje në vitin 2023
2024-01-17 20:27:45


Prodhimi industrial i Kinës regjistroi rritje të qëndrueshme vitin e kaluar, shoqëruar nga një ritëm më i shpejtë i transformimit inteligjent dhe të gjelbër, treguan të dhënat zyrtare të mërkurën. 

foto: VCG

foto: VCG

Prodhimi industrial me vlerë të shtuar, një tregues ekonomik i rëndësishëm, u rrit vitin e kaluar 4.6 për qind më shumë se në vitin 2023, tha Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS). 

"Prodhimi industrial u rrit në mënyrë të qëndrueshme, me prodhimin e pajisjeve që u shtua shpejt," tha kreu i NBS-së Kang Yi në një konferencë shtypi të mërkurën.

Pas një rimëkëmbjeje të qëndrueshme ekonomike, bizneset industriale të Kinës janë rritur përsëri për shkak të përmirësimit të kërkesës së tregut. 

Kang tha se Kina ka bërë përparim të madh në nxitjen e tranzicionit inteligjent e të gjelbër të sektorit të prodhimit dhe të forcave të reja të rritjes ekonomike. 

foto: VCG

foto: VCG

Vëllimi i sektorit të prodhimit të pajisjeve u rrit 6.8 për qind më 2023 krahasuar me vitin 2022, më shpejt se rritja mesatare e prodhimit industrial. Prodhimi i baterive diellore, makinave me energji të re dhe pajisjeve të prodhimit të energjisë u ngrit përkatësisht 54, 30.3 dhe 28.5 për qind.

Forcat e reja të rritjes janë bërë shtysa të rëndësishme për zhvillimin me cilësi të lartë, tha zëdhënësi i NBS-së Wang Guanhua në konferencën e shtypit. (Artan)