Foto nga Xinhua
Investimet në Kinë sjellin fitime të mëdha dhe një të ardhme më të mirë, u shpreh kryeministri kinez Li Qiang në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2024 të martën.
Kryeministri kinez i tha këto gjatë pjesëmarrjes në një drekë të shtruar nga Klaus Schwab, themeluesi dhe kryetari ekzekutiv i Forumit Ekonomik Botëror, gjatë së cilës Li shkëmbye pikëpamje me krerët e kompanive shumëkombëshe.
Kompanitë shumëkombëshe kanë qenë pjesëmarrëse, dëshmuese dhe përfituese prej Reformës dhe Hapjes së Kinës, theksoi Li, duke shtuar se prirja pozitive afatgjatë e ekonomisë kineze nuk do të ndryshojë dhe do të ofrojë më shumë mundësi zhvillimi për sipërmarrjet e të gjitha vendeve.
Në kushtet e rrethanave të tanishme, përpjekjet e veçuara vetëm sa do ta bëjnë më të vështirë rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, u shpreh Li, duke theksuar se Kina është kundër të gjitha formave të ndarjes e kundërvënies në grup dhe do t'i hapë më shumë dyert e saj për botën e jashtme.
Ai shtoi se pala kineze mirëpret ndërmarrjet e huaja të investojnë dhe të bëjnë biznes në Kinë, është e gatshme të studiojë dhe zgjidhë çështjet me të cilat ndeshen ndërmarrjet me financim të huaj në Kinë, siguron trajtim kombëtar për këto ndërmarrje dhe ka krijuar një mjedis të qëndrueshëm, të drejtë e të parashikueshëm biznesi.