Takime me Xi Jinping-un: Thomas Bach: Pekini po shkruan historinë
2024-01-17 09:28:36
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Thomas Bach: "Para vizitës së presidentit Xi, kam thënë gjithmonë se kemi mjaft besim në pritjen e suksesshme të Olimpiadës Dimërore, Pekin 2022. Presidenti Xi ka një vizion, ai shpreson se “300 milion njerëz në Kinë do t’i kushtohen sporteve dimërore, në akull dhe dëborë" dhe se Olimpiada Dimërore e Pekinit do të jetë një moment historik. Pas Olimpiadës Dimërore të Pekinit, sportet e akullit dhe dëborës janë bërë vërtetë një sport global. Kur partnerët tanë kinezë vendosin një objektiv, ata do ta përfundojnë atë me vendosmëri dhe motivim të madh. Kjo është arsyeja përse Pekini po shkruan historinë."
Lajmet Kryesore