Foto nga Xinhua
Kina është e gatshme të thellë bashkëpunimin me dobi të ndërsjellë në fusha të ndryshme me Zvicrën për të arritur më tepër rezultate konkrete, u shpreh të dielën kryeministri kinez Li Qiang.
Kreu i qeverisë kineze i tha këto në një udhëtim me tren nga Zyrihu për në Bernë, kryeqytetin e Zvicrës, gjatë të cilit ai pati shkëmbime të sinqerta mendimesh me presidenten e Konfederatës Zvicerane Viola Amherd në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
Li theksoi se Zvicra ishte një nga vendet e para perëndimore që njohën Republikën Popullore të Kinës dhe se të dy vendet kanë një histori të gjatë bashkëpunimi miqësor.
Aktualisht Kina po kryen modernizimin kinez në një mënyrë të gjithanshme me anë të zhvillimit me cilësi të lartë, vuri në dukje Li, duke shtuar që pala kineze është e gatshme të përmirësojë shkëmbimet dhe mësimin e ndërsjellë me palën zvicerane.
Ai vuri në dukje gjithashtu se ndërmarrjet zvicerane kanë marrë pjesë thellësisht në procesin e Reformës dhe Hapjes së Kinës në 40 vjetët e fundit, duke kontribuuar në zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës dhe duke arritur përfitime thelbësore për veten e tyre.
Kina do t'i hapë më tepër dyert e saj ndaj botës së jashtme dhe mirëpret investimin e më shumë kompanive zvicerane në vend, shtoi kryeministri.
Nga ana e saj, Amherd shprehu mirëpritjen për vizitën zyrtare të kryeministrit Li në Zvicër dhe i foli atij mbi kushtet kombëtare të Zvicrës dhe zakonet e kantoneve të ndryshme përgjatë rrugës.
Populli zviceran dhe populli kinez kanë ndjenja miqësore ndaj njëri-tjetrit dhe të dy vendet kanë një histori të gjatë bashkëpunimi me shumë rezultate të frytshme, vuri në dukje ajo.
Shumë kompani zvicerane kanë pasur rezultate të mira në investimet e zhvillimin e tyre në Kinë dhe janë të gatshme të thellojnë më tej praninë e tyre në tregun kinez, tha Amherd, duke shtuar se pala zvicerane është e gatshme të punojë me palën kineze për të forcuar shkëmbimet njerëzore dhe për të shuar më tej njohjen e ndërsjellë dhe miqësinë midis popujve të të dy vendeve.
Të dy palët shkëmbyen gjithashtu pikëpamje edhe për çështje si inovacioni shkencor e teknologjik, zhvillimi i gjelbër, turizmi kulturor e sportet dimërore dhe ranë dakord të nxisin bashkëpunimin në fushat përkatëse.