Shqipëria në Euro 2024, përgjigjet për aplikimet për bileta dalin në fund të janarit
2024-01-15 15:08:49

Foto nga Rtsh

Shqipëria do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të Futbollit, që do të zhvillohet në Gjermani në muajin qershor.

Tri ndeshje për kuqezinjtë që bëjnë pjesë në Grupin B, do të jenë më 15 qershor ndaj Italisë në Dortmund, më 19 qershor ndaj Kroacisë në Hamburg dhe takimi i tretë kundër Spanjës më 24 në Dyseldorf.

Në fillim të dhjetorit shumë tifozë shqiptarë kanë aplikuar për një biletë.

Në faqen zyrtare të UEFA-s, bëhet e ditur se shorti do të hidhet në ditët e fundit të janarit dhe në datë 31 do të shpallen edhe ata që kanë fituar bileta, shkruan “RTSH”.

Me një aplikim të vetëm, një tifoz mund të siguronte deri në 4 bileta, të ndara në tri ndeshjet e ekipit të tij.

Sipas zyrtarëve të UEFA-s, më shumë aplikime për bileta kishte nga Shqipëria, Turqia dhe Kroacia.  (Fatosi)