Policia e fuqizuar nga teknologjia, më e aftë për t'i shërbyer komunitetit
2024-01-12 10:42:14

foto nga CFP

foto nga CFP

Natën e 24 nëntorit, një burrë vodhi një gjerdan ari 100 gramësh nga një dyqan bizhuterish në qendër të qytetit Tianjin në Kinën Veriore. Në më pak se dy orë, i dyshuari u kap në përpjekje për të shitur gjerdanin.

Në një masë të madhe, ekspertët besojnë se reagimi i shpejtë ndaj rastit mund t'i atribuohet qendrave të hetimit digjital të ngritura nga policia lokale në nivel bashkie dhe qarku. Mundësuar nga të dhëna të mëdha, qendrat kanë lidhur njësitë më të vogla të zbatimit të ligjit në rajon. Me një klikim të thjeshtë, forcat policore në çdo nivel mund të formojnë një grup për të koordinuar menaxhimin e çdo detyre.

Kjo është një nga shumë reformat e miratuara nga policia kineze vitet e fundit për t'iu përshtatur transformimit social të vazhdueshëm të vendit.

Ekspertët besojnë se modeli i krimit ka pësuar ndryshime të thella mes transformimit shoqëror. Numri i krimeve konvencionale ka rënë nga viti në vit, krimet që përfshijnë internetin dhe format e reja të biznesit janë në rritje dhe herë pas here raportohen krime jashtëzakonisht të dhunshme të kryera nga individë.

Policia kineze pranoi nevojën për reforma për të kapërcyer pengesat institucionale dhe për të krijuar një sistem policor modern, që plotëson nevojat e kohës. Zgjidhja ishte ngritja e ekipeve të specializuara, mekanizma operacionalë të rinovuar dhe fuqizimi i të dhënave të mëdha.

Në prill 2022, policia në Jinhua, provinca Zhejiang e Kinës Lindore, mori një raport për një mashtrim në investime dhe menaxhimin e pasurisë. Një plan me tre nivele u aktivizua menjëherë. Qendra Provinciale e Hetimit drejtoi dhe administroi tetë ekipe të hetimit në qark.

Ata hetuan një numër të madh të dyshuarish, që fshiheshin përtej kufirit. Përmes bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë, ata arrestuan 366 të dyshuar.

Deri tani, krahina ka ndërtuar një qendër të hetimit krahinor, 11 qendra të tilla në nivelin e qytetit dhe 103 në nivelin e qarkut.

Këto qendra kanë kaluar nga hetimi pasiv në studimin dhe vlerësimin proaktiv, duke thyer barrierat midis departamenteve për të bashkuar burimet, tha Chen Deliang, kryehetuesi në departamentin e sigurisë publike të provincës.

Në Tianjin, shkalla e mbylljes së çështjeve penale u rrit me 7.7 për qind në vitin 2023. Grabitjet dhe konfiskimet e detyruara u zgjidhën të gjitha dhe po ashtu u zgjidhën më shumë se 7900 raste të mashtrimit me telefon, një rritje prej 52.8 për qind nga viti në vit. Koha mesatare e zgjidhjes së çështjeve u ul me 40 për qind.

foto nga CFP

foto nga CFP

SHËRBIMI I KOMUNITETIT

Vitet e fundit janë shtuar përpjekjet për t'u mundësuar oficerëve të policisë që t'u shërbejnë më mirë komuniteteve. Në rrethin Zengcheng të Guangzhou të Kinës Jugore, oficerëve të policisë u janë lëshuar dy lista pune për të përcaktuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre.

Si rezultat, mbi 300 oficerëve të policisë në komunitet nuk u kërkohet më të kryejnë detyra jashtë fushës së tyre; në vend të kësaj, ata mund të fokusohen në shërbimin ndaj komuniteteve të tyre, me më shumë kohë për t'u lidhur me banorët dhe për t'iu përgjigjur nevojave të tyre.

Cai Xuxiong,  një oficer policie në Zengcheng, e nis punën e tij të përditshme duke vizituar komunitetet nën mbikëqyrjen e tij. Ai pyet për shëndetin e banorëve të moshuar, u kujton banorëve të kërkojnë leje nga furnizuesit e energjisë përpara se të bëjnë rregullime në linjat e energjisë ose i paralajmëron njerëzit për mashtrime të ndryshme.

Sipas një plani veprimi trevjeçar të Ministrisë së Sigurisë Publike, deri në vitin 2025, stacioneve të policisë u është kërkuar të kryejnë policim proaktiv dhe parandalues, si dhe të zhvendosin fokusin e tyre në parandalimin dhe kontrollin e burimit të krimit, ndër aktivitetet e tjera bazë. Në Pekin, oficerët e policisë punojnë 24/7 me turne në një kabinë të ngritur nga Stacioni i Policisë Haidian, të gatshëm për të ofruar ndihmë të menjëhershme për banorët që jetojnë në lagje.

Oficerët e policisë tani po punojnë ngushtë me rojet e sigurisë dhe vullnetarët për të garantuar sigurinë e komuniteteve, tha Zhang Peng, kreu i Stacionit të Policisë Haidian.

foto nga CFP

SHËRBIM MË I MIRË

Falë një shërbimi të ri në një stacion policie në Liuzhou, rajoni autonom Guangxi Zhuang i Kinës Jugore, një vendase ishte në gjendje të përfundonte transferimin e vendbanimit dhe rinovimin e pasaportës në 20 minuta.

"Për të trajtuar këto dy shërbime në të kaluarën duhej të shkoje veçmas në departamentet e administrimit të familjes dhe administrimit të daljeve dhe hyrjeve. Është shumë e përshtatshme tani që mund t'i bëjmë ato në një stacion policie",- tha ajo.

Për policinë kineze, sundimi i ligjit është garanci thelbësore për sigurinë e njerëzve.

Për të përmbushur aspiratat e njerëzve për një jetë më të mirë dhe për të siguruar zhvillim me cilësi të lartë, Ministria e Sigurisë Publike zbatoi një sërë masash për të përmirësuar shërbimet e saj në gusht 2023, duke përfshirë thjeshtimin e shërbimeve dhe trajtimin ndërkrahinor të biznesit.

Qëllimi përfundimtar i çdo reforme të sigurisë publike të orientuar nga njerëzit është të afrojë njerëzit me policinë.

Në një stacion policie në distriktin Xicheng të Pekinit, një baba u inkurajua të bënte një foto me djalin e tij të porsalindur pas një regjistrimi të suksesshëm në familje. Një zonë e veçantë u është rezervuar prindërve të rinj për të kapur momentin kuptimplotë.

"Me një buzëqeshje dhe fjalë të ngrohta, ne përpiqemi t'i afrojmë njerëzit dhe të bëjmë që të besojnë te puna e sigurisë publike ",- tha Wang Meng, kreu i komisariatit.