Çenkeula Hasa është nga ato vajza që ka punuar shumë për t'ia dalë në jetën e saj dhe nuk beson tek fati, por tek puna e përditshme dhe intensive. Ajo është bërë nënë në moshë të re dhe njëherësh është pjesë e ekranit me një pasion të zellshëm për të punuar në fushën që ajo do më shumë .
Publiku për një kohë të gjatë e ka ndjekur dhe vijon ta ndjekë edhe për këshillat që ajo jep rreth shëndetit të turpit dhe mendjes, pasi për të kujdesi ndaj vetes është primar.
CMG: Çenkuela a ke bërë një rezyme të vitit 2023 ?
Çenkuela: Në fakt prisja që viti 2023 të ishte viti im. Por nuk ndodhi kështu. Ka qenë një vit dinamik me shumë procese të cilat kam zgjedhur t'i tejkaloj.
Në ditët e fundit të vitit ne bëjmë plus apo minuset e jetës sonë. Në fakt nisi mirë si vit pasi unë e nisa duke udhëtuar, por nëse mendojmë dhe bëjmë bilancet financiare, atëherë kuptoj që e kam tepruar. Në aspektin profesional ku duhet të fokusohemi kam pasur ulje dhe ngritje. Ndërsa në prizmin familjar, aty ku unë jap dedikimin tim më të madh, kam pasur një jetë të qetë, të mbushur me mirësi së brendshmi dhe reflektuar më pas edhe së jashtmi. Njerëzit nuk do të mjaftohen kurrë në jetë sepse i tillë është ndërtuar vetë cikli i jetës dhe kjo do të na bëjë edhe me të fortë përballë çdo gjëje.
CMG: Cilat janë parashikimet e këtij viti ?
Çenkuela Hasa: Unë mendoj që çdo gjë është e parashikuar dhe nuk mund të pres që t’i kem të gjitha gjërat në kontroll, por mendoj dhe besoj se do të kem një vit më të mirë. Ka dhënë efektet e para pasi kam pasur disa momente të bukura me nisjen e vitit, por megjithatë jemi këtu për të parë se çfarë do të ndodhë. Unë bëj pjesë tek vajzat dhe gratë që nuk planifikoj në aspektin afatgjatë, madje as nuk pres që gjërat të më vijnë nga qielli. Zgjohem çdo ditë për të vrapuar dhe vepruar në atë që quhet ritmi i jetës sime .
CMG: A ka pasur momente të vështira në jetën tënde ?
Çenkuela Hasa: Unë mendoj se njerëzit që takojmë në jetë janë shumë të rëndësishëm, ata na japin dorën për të ecur përpara dhe na ofrojnë atë motivimin e duhur në momente të caktuara. Ndërsa nuk duhet të mohojmë që po aq sa njerëz të mirë dhe dashamirës jeta ka, por dhe njerëz jo të mirë të cilët do përpiqen në të gjitha format të të ulin integritetin. Unë mbetem e njëjta pavarësisht çdo vështirësie apo udhëkryqi që nuk kanë qenë të pakta. Mbetem e njëjta sepse jeta më ka mësuar të mos i largohem problemit, por nëse ai ekziston unë t’i dal përpara për ta zgjidhur.
Cenkuela Hasa dhe Kryetari i Bashkise Erion Veliaj nde intervsiten e fundvitit 2023
CMG: Çenkuela, cili është historiku i emrit tuaj ?
Çenkuela Hasa: Në takimin e parë me çdo njeri të jetës sime është kjo pyetje apo ndoshta edhe habi që kam pasur . Emrin ma ka vendosur babai im, i cili nuk jeton më. Kujtimin me të shtrenjtë që kam prej tij është emri sepse më identifikon si një dëshirë e fortë e tij për ta vendosur. Nuk kam arritur dot ta pyes për kuptimin sepse ai është përpjekur shumë për ta gjetur nëpërmjet një shokut të tij. Diku e kishte dëgjuar madje edhe ai vetë nuk e mbante mend në fillim i ishte dashur ta shkruante në një letër për ta mbajtur mend . Por jam shumë e lumtur që unë sot mbaj këtë emër prej tij .
CMG:Sa e lidhur jeni me familjen ?
Çenkuela Hasa: Unë jam një njeri shumë i ekspozuar në rrjetë sociale, por kjo nuk do të thotë që nuk gjej kohë për familjen time, përkundrazi jam një nënë e dedikuar për djalin tim, jam një grua dhe një motër shumë e dhënë. E kam pranuar edhe në biseda të tjera dhe ata që më njohin e dinë shumë mirë se si Çenkuela sakrifikon çdo gjë për familjen e saj sepse nuk ka gjë më të shtrenjtë në botë sepse janë disa sy që të duan dhe të shohin me dashurinë e botës. Familja është i vetmi vend ku ti mund të jetosh e qetë dhe me respektin e vlerësimin që një grua meriton në këtë jetë .
CMG: Si ndryshoi jeta juaj kur u bëtë nënë?
Çenkuela Hasa: Jam bërë nënë në moshë të re me dëshirë pasi kam menduar se hapi më i rëndësishëm i një gruaje në jetë është të ketë në dorë një frymë të sajën, të cilën mund ta rrisë dhe ta edukojë në këtë shoqëri. Jam bërë nënë shumë e vogël, por kam ndjerë përgjegjësi shumë të madhe dhe mendoj se ka qenë veprimi më i mirë dhe më i duhur që kam marrë pasi ajo gjë më rriti dhe me dha mundësinë ta shoh botën me një sy më pozitiv. Kur lindi djali bota më dukej edhe më e bukur.
Cenkuela Hasa dhe djali i saj
CMG: Ju jeni rritur pa baba, ka qenë e thjeshtë?
Çenkuela Hasa: Jo, nuk ka qenë, por nëse e kthej kohën pas mendoj se çdo gjë është ashtu për një arsye më të fortë. Na është dashur si familje të mbështetemi tek një forcë e madhe dhe e vërtetë që është nëna ime. Ajo na ka mbështjellë sa herë ne kemi pasur nevojë dhe deri në momentin që ne jemi detyruar më pas të punojmë vetë. Ja dolëm, ja ku jemi! Unë dhe vëllai tani kemi jetët tona shumë të lumtur dhe të realizuar.
CMG: Cila është marrëdhënia që ke me vëllain?
Çenkuela Hasa: Per mua është gjithçka që kam. Përpara se djali im të lindte unë atë e trajtoja si fëmijën tim. Është e kundërta ime, por e kundërta më e bukur. Një njeri të cilit do doja që përmes rreshtave t’i tregoja sa shumë rëndësi ka pasur në jetën tonë dhe kur ai është larguar në emigracion për një kohë të gjatë ka qenë për mua periudha me e vështirë.
Vëllai im është ndriçimi për mua. Nuk kaloj asnjë ditë pa e konsumuar kafenë e pasdites me, të pasi me iluminon gjithë rrugëtimin tim në jetë.
CMG: Për një kohë të gjatë, por edhe sot ju njohin në publik si vajzën e këshillave të shëndetit?
Çenkuela Hasa: Eshtë e vërtetë dhe në fakt unë kam menduar që ta përkthej atë pasion edhe në profesion. Për mua dietologia është një fushë shumë e bukur që çdo njeri duhet ta vlerësojë dhe t’i japë rëndësi pasi shëndeti i gjithë jetës sonë varet nga mënyra se si ne e trajtojmë apo konsiderojmë jetën tonë. Të jemi të sigurt që gjithçka fillon nga stomaku. Këshillat që unë kam dhënë shpesh kanë rezultuar të suksesshme dhe kanë dhënë impakt tek rrethi im. Kjo më ka bërë që në 2024 ta shoh si një proces në ngritje veten time në këtë fushë.
Intervistoi Megi Latifi