Wang Qian / foto nga "China Daily"
Krijuesja e kopjes së parë në botë të një luftëtari prej terrakote në përmasa reale, në vitin 1979, është po aq e pasionuar sot për skulpturën historike sa ishte edhe mbi 40 vjet më parë.
Wang Qian, 79 vjeçe, flet me entuziazëm për kopjet e saj më të fundit prej terrakote dhe rikrijimet e skulpturave me motive muzikore dhe vallëzimi të rijetësuara nga imazhet e origjinaleve të cilat janë grabitur ose shkatërruar, pasi janë interpretuar nga përshkrimet në tekstet e lashta dhe fragmente të pjesshme të gjetura në muze.
“Shikoni këtë vajzë në kalë. Ajo ka një pamje kaq të mahnitshme, si dhe një vetëbesim të rrallë”,- tha ajo, duke treguar një skulpturë të veçantë të gdhendur me një qëndrim të gjallë.
Më shumë se 100 grupe të ndryshme skulpturash u krijuan nga Wang dhe ekipi i saj nga viti 2015 deri në 2020-n, duke numëruar më shumë se 350 gjithsej. Ata i kanë dhënë jetë të re asaj që ishte arti dhe kultura e humbur e lashtë e Kinës. Një ekspozitë në Xi'an, e cila u hap në nëntor, po shfaq rreth një të dhjetën e kopjeve. Pavarësisht se Wang është një mjeshtre e arteve dhe zanateve, riprodhimi i modeleve prej terrakote nga kohët e lashta nuk është detyrë e lehtë.
“Procesi i përsëritjes së skulpturave prej terrakote është komplekse dhe sfiduese. Nga përgatitja e argjilës deri te formimi, pjekja, ngjyrosja dhe dhënia formë e imazhit, çdo hap duhet të kryhet me saktësi dhe kujdes”,- tha ajo.
Wang Qian / foto nga "China Daily"
Skulpurat prej terrakote gradualisht e humbën interesin gjatë dinastisë Ming (1368-1644) dhe shumë nga teknikat origjinale u humbën. Ishte një humbje e madhe për kulturën kineze.
“Bërja e kopjeve të skulpturave me motive muzikore dhe vallëzimi nuk ka të bëjë vetëm me dhënien formë të pamjes fizike, por edhe me vazhdimësinë dhe promovimin e kulturës tradicionale”,- tha ajo.
Gjatë katër dekadave të fundit, Wang ka zhvilluar një grup të plotë teknikash për ribërjen e skulpturave prej terrakote të përmasave të ndryshme dhe ka bërë mbi 6000 kopje.
Lidhja midis Wang dhe artit të terrakotës të pikturuar është e ngjashme me procesin e krijimit të vetë modeleve, është një art që merr formë përmes eksplorimit dhe soditjes së përsëritur.
Wang lindi në një familje artistësh. Babai i saj, Wang Ziyun, ishte piktor, skulptor dhe një pionier i njohur në lëvizjen më të hershme të arteve të bukura moderne të Kinës. Ai studioi skulpturë në Francë në vitet 1940 dhe më vonë u kthye në Kinë, ku këmbënguli për krijimin e ekipeve profesionale në arkeologjinë e artit, si pjesë e përpjekjeve për ruajtjen e kulturës. Nëna e Wang gjithashtu mori pjesë në këto përpjekje.
E ndikuar nga familja e saj, Wang ushqeu një pasion për ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Ajo studioi në një shkollë të arteve të bukura në Xi'an dhe punoi si studiuese në Muzeun e Xi'an Beilin për më shumë se 20 vjet, përpara se të tërhiqej në vitin 2000, një periudhë gjatë së cilës ajo prodhoi mijëra kopje prej terrakote.
Veprat e Wang Qian-it / foto nga "China Daily"
Në vitin 1979, ajo realizoi kopjen e parë në botë të një luftëtari prej terrakote në madhësi reale, duke krijuar një ndjesi brenda dhe jashtë vendit.
Punimet e saj iu dhanë si dhurata kombëtare ish-presidentit francez Francois Mitterrand dhe kanë fituar çmime të shumta. Në vitin 1995, skulptura prej qeramike e kërcimtarit të lashtë kinez, realizuar nga Wang, fitoi çmimin e parë në Ekspozitën e 44-të të Shpikjeve Botërore Eureka në Bruksel, Belgjikë, duke ndezur një furi të kulturës kineze.
Skulpturat me motive muzikore dhe vallëzimi ofrojnë një paraqitje vizuale të jetës shoqërore dhe estetikës së Kinës së lashtë, tha Wang. Ajo beson se ato janë një pjesë thelbësore e trashëgimisë kulturore dhe luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës tradicionale kineze. Ajo ka udhëhequr shumë studentë në vizita në muze të ndryshëm për të vëzhguar pjesë nga periudha të ndryshme, duke shpjeguar karakteristikat e tyre dhe duke analizuar dhe krahasuar tiparet e tyre skulpturore dhe teknikat e prodhimit.
“Tani po ua kaloj stafetën e trashëgimisë kulturore dhe ndërgjegjësimit kulturor studentëve të. Dua të përmbledh përvojën time 40-vjeçare në një libër dhe të interpretoj historinë e muzikës dhe vallëzimit të lashtë kinez nga këndvështrimi i skulpturave prej qeramike, duke siguruar trashëgiminë afatgjatë të këtyre teknikave tradicionale për krijimin e imazheve prej terrakote të pikturuara”,- tha ajo.
Veprat e Wang Qian-it / foto nga "China Daily"