Kinë: Shitjet dhe eksportet e automjeteve të udhëtarëve me energji të re u rritën ndjeshëm vjet
2024-01-11 12:11:26
Foto nga CFP
Shitjet dhe eksportet e automjeteve të udhëtarëve me energji të re të Kinës regjistruan një rritje të madhe në vitin që sapo lamë pas.
Rreth 7.74 milionë automjete të tilla u shitën vitin e kaluar, 36.2 për qind më shumë se më 2022, sipas Shoqatës Kineze të Automjeteve të Udhëtarëve.
Vetëm në dhjetor, shitjet e këtyre makinave arritën në 945 000 njësi, me një rritje përkatësisht 47.3 dhe 12.1 për qind në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2022 dhe me nëntorin e vjetshëm, tha shoqata.
Kina eksportoi rreth 1.05 milion automjete udhëtarësh me energji të re më 2023, 72 për qind më shumë se në vitin pararendës.
Lajmet Kryesore