“Oppenheimer” triumfon në “Golden Globe”
2024-01-09 18:24:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Filmi “Oppenheimer” triumfoi në edicionin e 81-të të çmimeve “Golden Globes 2024”, shkruan “ATSH”.

Filmi biografik i regjisorit Christopher Nolan, për babanë e bombës atomike Robert Oppenheimer, mori pesë çmime.

Ai fitoi të gjitha kategoritë kryesore: Filmi më i Mirë, Filmi më i mirë Dramatik, Regjisori më i Mirë, Aktori më i Mirë për Cillian Murphy, i cili luan Robert Oppenheimer, dhe Aktori më i mirë joprotagonist për Robert Downey Jr. (Fatosi)