Pamje moderne e një subjekti të njohur botërisht
2024-01-08 10:30:08

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Muzikali i ri “Natasha, Pierre dhe kometa e madhe e 1812”, do të shfaqet premierë më 13 janar dhe do të vihet në skenë deri më 2 mars në Qendrën e Arteve Performuese “Bocom New Bund 31” në Shangai, pas tre shfaqjeve të suksesshme provash në Qendrën e Arteve të Ardhshme “Nine Trees” të ditëve të fundit.

Ky është interpretimi më i fundit i muzikalit të shumëfishtë të Dave Malloy-t, i vlerësuar me çmime, bazuar në 70 faqe të romanit klasik rus “Lufta dhe Paqja”.

Prodhuar së bashku nga “Shanghai Grand Theatre”, “Changyang  Culture Company” dhe “West Bund Theatre”, shfaqja përmban dizajn të teknologjisë së lartë, duke përfshirë skenën, ndriçimin, akustikën dhe kostumet.

Të dy produksionet e mëparshme jashtë dhe në Broadway shfaqën një skenë që të kujtonte një restorant rus, ku Malloy mori frymëzimet e tij fillestare gjatë vizitës në Rusi dhe filloi të kompozonte muzikalin. Megjithatë, prodhimi i Shangait prezanton një mjedis të ri me unaza gjigante të kuqe, të frymëzuara nga orbita e kometës.

Skenografi Pilyoung Oh nga Korea e Jugut porositi ndërtimin e një kornize të re për të mbështetur pajisjet që peshojnë gjithsej 15 tonë, ku vetëm llambadarët peshojnë 1 ton.

Për të korresponduar me tekstin “ka një luftë që po ndodh diku jashtë”, Oh projektoi një botë të jashtme me pemë të larta thupër që ngriheshin nga një peizazh i mbuluar me borë. Sfondi i ftohtë dhe i zymtë kontraston ashpër me ambientin e ngrohtë dhe të pasur të brendshëm, duke përcjellë ndjesinë e romanit “Lufta dhe Paqja”.

Shtatë rreshta ulësesh të auditorit u hoqën në mënyrë që disa nga anëtarët e publikut të mund të ulen në skenë në katër unaza që rrethojnë dy rrathët qendrorë që shërbejnë si zonat kryesore të performancës.

Një person është pozicionuar në secilën nga katër unazat, për t'i çuar anëtarët e publikut në vendet e tyre, për t'u dhënë atyre një maskë dhe për t'u shërbyer verë trëndafili, sikur të ishin mysafirë në ballo.

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

“Duke u ulur këtu, mund mos t’i shihni disa nga shfaqjet nga këndvështrimi më i mirë, por aktorët janë kaq afër dhe po vrapojnë kudo përreth jush”, tha Jin Wen, një anëtare e publikut që kishte një vend në skenë në gjatë shfaqjes së 29 dhjetorit.

“Një interpretues më derdhi një gotë verë dhe një pendë blu ra nga një prej kostumeve të tyre në prehrin tim. Ishte vërtet një përvojë unike teatrore”,- kujton ajo.

Regjisorja Chloe Treat thotë se, ndërsa shfaqja tregon historinë e ngjarjeve të vendosura në vitin 1812, nuk është një dramë e asaj periudhe, sepse personazhet kalojnë nëpër beteja universale njerëzore.

Kjo reflektohet në pyetjet që ata bëjnë, si: “A po e kaloj jetën time në mënyrën më të mirë që mundem? A veproj me përgjegjësi dhe çfarë dëshiron që familja ime të bëjë, apo e ndjek zemrën time?”.

“Këto çështje do të lidhen me njerëzit e çdo kohe. Me siguri që të rinjtë modernë do ta shohin veten në këtë muzikal”,- thotë ajo.

Dizajnuesja e kostumeve dëshironte që shfaqja të përfaqësonte një ndjenjë unike të stilit të Shangait dhe të tërhiqte frymëzim nga “Haute Couture”, në vend të rrobave të periudhës që përfaqëson shfaqja, thotë ajo.

Sipas saj, stili elegant e bën të ndihet sikur mund të ishte në vitin 1812, ose mund të jetë sot.

Drejtori i muzikës, Matias thotë se muzika e Malloy gjithashtu tejkalon afatet kohore, pasi ajo tërheq elemente nga 200 vitet e fundit të historisë për sa i përket tingullit, nga këngët popullore ruse në ritëm dhe blues, apo nga baladat e viteve 1980 deri në hip-hop.

“Çdo gjë që mund të mendoni mund të kthehet në partiturë”,- thotë ai.

Përvojat e paraqitura në shfaqje janë aq universale sa Malloy thjesht zgjodhi nga çfarëdo zhanri muzikor, që mund të shprehte më së miri emocionet, thotë Treat.

“Ne marrim këtë larmi të stileve muzikore që  ndihmojnë për t'i shërbyer historisë”,- tha ajo.

Matias dhe Treat u takuan gjatë produksioneve të kaluara të shfaqjes tetë vjet më parë.