Shfrytëzimi i mallrave dhe kontejnerëve në porte në Kinë shënoi rritje në 11 muajt e parë të 2023-s
2024-01-08 11:06:42

Foto nga VCG

Shfrytëzimi i mallrave dhe kontejnerëve në porte në Kinë shënoi një rritje të fuqishme gjatë 11 muajve të parë të 2023-s, treguan të dhënat zyrtare, njofton “Xinhua”.

Sipas Ministrisë së Transportit, shfrytëzimi i mallrave të vendit në porte arriti në 15.51 miliardë tonë gjatë kësaj periudhe, 8.4 për qind më shumë në baza vjetore.

Në mënyrë të veçantë, sipas ministrisë, xhiroja e mallrave të tregtisë së jashtme në porte u rrit me 9.6 për qind krahasuar me një vit më parë.

Gjatë kësaj periudhe, portet e Kinës trajtuan 280 milionë TEU të kontejnerëve, duke shënuar një rritje vjetore prej 4.9 për qind. (Fatosi)