Dua Lipa, “Me fat që e përmbylla vitin në Indi, gati për vitin 2024”
2024-01-07 10:11:02

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Dua Lipa (Foto nga instagrami)

Këngëtarja  me famë botërore, Dua Lipa ka qenë një nga artistet më aktive dhe më të angazhuara gjatë vitit 2023. Ajo ishte shumë e përfolur për muzikën e hitet që realizoi, ndonëse ka qenë pjesëmarrëse edhe në filma. Artistja ka reflektuar mbi vitin që lamë pas, duke përfshirë udhëtimin e fundit në Indi. “Ndihem shumë me fat që e mbyll vitin tim këtu në Indi. Faleminderit të gjithë njerëzve të mrekullueshëm që na kanë dhënë kaq shumë dashuri, mirësi, mikpritje dhe bujari”, u shpreh ajo. “Kjo përvojë ka qenë thellësisht domethënëse. Ndihem me fat që jam brenda magjisë me familjen time, ku kemi pasur kohë për të eksploruar dhe rimbushur. Gati për vitin e ardhshëm”, përfundon postimi i 28-vjeçares. Këngëtarja po vazhdon të korrë suksese të mëdha në fushën e saj, por njëkohësisht ka paralajmëruar edhe shumë surpriza për vitin 2024.