Misionet e lëshimit të mjeteve hapësinore të Kinës në vitin 2024
2024-01-06 22:14:36

Me përparimet e vazhdueshme shkencore dhe teknologjike, studimi i hapësirës po bëhet gjithnjë e më i thellë. Si një forcë e rëndësishme në rrugën e eksplorimit të njerëzimit drejt hapësirës kozmike, Kina nuk do t'i ndalojë hapat e saj as në vitin 2024.

Le të ndjekim së bashku misionet e rëndësishme hapësinore të Kinës në vitin ku sapo hymë.

Stacioni hapësinor i Kinës, Tiangong(Foto:VCG)

Foto:VCG

Astronautë kinezë punojnë në stacionin hapësinor(Foto:VCG)

Misionet "Tianzhou-7" dhe "Tianzhou-8"

Anijet kozmike "Tianzhou-7" dhe "Tianzhou-8" do të lëshohen në vitin 2024. Tianzhou do të thotë "varkë qiellore" në gjuhën kineze. Anijet janë projektuar si mjete transportimi midis Tokës dhe stacionit hapësinor të Kinës "Tiangong" ("Pallati qiellor"). Detyrat kryesore të këtyre dy anijeve kozmike janë transportimi i furnizimeve të konsumit të astronautëve, të pjesëve të këmbimit të mirëmbajtjes dhe lëndëve shtytëse, të aparateve të ndryshme për kryerjen e punëve, si edhe të mbeturinave.

Përfundimi i këtyre misioneve do të sigurojë mbështetjen e nevojshme materiale për funksionimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të stacionit hapësinor.

Foto:VCG

Misionet "Shenzhou-18" dhe "Shenzhou-19"

Anijet kozmike "Shenzhou-18" dhe "Shenzhou-19" do të lëshohen në vitin 2024. Secili ekuipazh fluturimi përbëhet nga tre astronautë. Detyrat kryesore janë kryerja e punëve jashtë stacionit hapësinor, zhvillim i eksperimenteve tekniko-shkencore, menaxhimi i funksionimit të mbarë të stacionit hapësinor dhe promovimi i njohurive për kërkimet kozmike.


Misione të eksplorimit të Hënës dhe të Marsit

Foto:VCG

Foto:VCG

Sonda e Kinës për kërkimin e Hënës(Foto:VCG)

Sonda e Kinës për kërkimin e Hënës(Foto:VCG)

Kina do të lëshojë mjete të tjera në vitin 2024 për studimin e mëtejshëm të Hënës dhe të Marsit.

Gjatë misionit në Hënë, do të zhvillohen studimet mbi burimet hënore, kërkime shkencore dhe eksperimente teknike, nëpërmjet analizës së mostrave që do të mblidhen nga ana e pasme e Hënës.

Gjatë misionit të eksplorimit të Marsit, Kina do të studiojë akullin sipërfaqësor dhe nëntokësor, strukturën gjeologjike, klimën dhe mjedisin e Marsit.


Kryerja e këtyre misioneve do të nxisë njohuritë e Kinës gjatë eksplorimit hapësinor, duke ofruar edhe më shumë informacione të vlefshme për eksplorimin prej njerëzimit të hapësirës së thellë kozmike.