Wang Yi: Bashkëpunimi kino-amerikan është i rëndësishëm për njëri-tjetrin dhe për botën
2024-01-06 16:27:20

foto nga MPJ

foto nga MPJ

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha të premten se bashkëpunimi kino-amerikan nuk është më fakultativ, por më tepër një imperativ për njëri-tjetrin dhe botën në përgjithësi.

Wang Yi, njëkohësisht anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), i bëri komentet në Pekin gjatë një pritjeje me rastin e 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe ShBA-së. 

Wang tha se krerët e të dy shteteve theksuan nevojën për të vazhduar me përkushtim në stabilizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në dobi të dy vendeve dhe botës.

Gjatë 45 viteve të fundit, marrëdhëniet kino-amerikane kanë tejkaluar vështirësitë dhe kanë ecur përpara, me qëllimin e bashkëpunimit që ka arritur një nivel të paprecedentë.

foto nga MPJ

foto nga MPJ

Paqe, bashkëpunim dhe përfitim reciprok

Në pritje, Wang theksoi rëndësinë e paqes, bashkëpunimit dhe përfitimit reciprok, duke përmbledhur marrëdhëniet dypalëshe gjatë 45 viteve të fundit.

“Paqja është gurthemeli më themelor i marrëdhënieve kino-amerikane.” - tha ai, duke shtuar se asnjë konflikt apo konfrontim midis Kinës dhe ShBA-së nuk është dividenti më i rëndësishëm i paqes për njerëzimin.

Ai e përshkroi bashkëpunimin si zgjedhjen më korrekte për Kinën dhe ShBA-në për t’u marrë vesh. 

Bashkëpunimi midis Kinës dhe ShBA-së nuk është më fakultativ, por një imperativ për të dyja vendet dhe botën, tha ai, duke vënë në dukje se njerëzimi ka dëshmuar fuqinë e Kinë-ShBA-së mbi bashkëpunimin në një gamë të gjerë fushash si lufta kundër terrorizmit dhe reagimi ndaj krizave financiare globale.

Tipari më thelbësor i Kinë-ShBA-së është përftimi reciprok, shtoi ai. Tregtia dypalëshe prej afro 760 miliardë dollarësh dhe investimet e dyanshme prej më shumë se 260 miliardë dollarësh, pasqyrojnë strukturat e ndërvarura  ekonomike të të dy vendeve dhe që plotësojnë njëra-tjetrën, lidhjen e thellë në zinxhirët globalë industrialë dhe të furnizimit dhe interesat respektive në zhvillimin e përbashkët, tha ministri Wang. 

Ai paralajmëroi se përpjekjet artificiale për të shkëputur të dy vendet do të dështojnë. 

foto nga MPJ

foto nga MPJ

Tre propozime

Wang Yi paraqiti tre propozime për zbatimin e konsensusit të rëndësishëm të arritur nga dy krerët e të dy shteteve:

Së pari, ai bëri thirrje për respektimin e ndërsjellë, duke shtuar se prioriteti kryesor është krijimi i një mirëkuptimi korrekt.

Kryediplomati kinez tha se Kina shpreson që pala amerikane të relaksojë mentalitetin e saj dhe të respektojë zgjedhjet e bëra nga populli kinez dhe rrugën e zhvillimit të Kinës, si dhe të respektojë interesat thelbësore të Kinës, sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial në një qëndrim të barabartë dhe gjithëpërfshirës.

“Ne jemi të gatshëm të angazhohemi për të ndërtuar një marrëdhënie të drejtë, të shëndetshme dhe të qëndrueshme Kinë-ShBA mbi bazën e respektit të ndërsjellë.” - tha ai;

Së dyti, Wang bëri thirrje për respektimin e bashkëjetesës paqësore, duke shtuar se përparësia kryesore është të menaxhohen në mënyrë efektive dallimet.

Pavarësisht sistemeve të ndryshme shoqërore dhe rrugëve të zhvillimit, të dy vendet duhet të kenë vizionin dhe vendosmërinë për të gjetur gjuhën e përbashkët, duke rezervuar dallimet dhe mos lejuar që mosmarrëveshjet dhe dallimet të dominojnë ose të ndërhyjnë në marrëdhëniet dypalëshe, theksoi ai;

Së treti, Wang Yi bëri thirrje për mbështetjen e bashkëpunimit të favorshëm, duke shtuar se guri i themelit është avancimi i bashkëpunimit reciprokisht të dobishëm.

Ai u bëri thirrje të dyja palëve që të vazhdojnë të përdorin plotësisht mekanizmat e ndryshëm që janë restauruar apo krijuar në fusha si diplomacia, ekonomia, financa, tregtia dhe bujqësia për të ndërtuar ura komunikimi dhe për t'i hapur udhë bashkëpunimit sa më shpejt të jetë e mundur.  (Fang Xiaoyu//Laçi))