Foto nga Instagrami i TKOB
Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor prezantoi fundvitin që lam pas Kalendarin Artistik për vitin 2024. Duke qenë se ky është një vit dedikuar kompozitorit të madh italian, Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Sipas drejtoreshës së përgjithshme të TKOB Abigeila Voshtina, ky kalendar është ndërtuar mbi bazën e atyre figurave që e kanë bërë teatrin ndër vite. Këtë vit do të vihen në skenë kryeveprat si: “Il Triticco”, “La Boheme”, “Tosca”, “Maddama Butterfly”, “Il barbire di Siviglia”, etj. Këto kryevepra do të vijnë në bashkëpunim edhe me “Fondacionin Pucciniano”. Gjithashtu gjatë këtij viti do të vihen në skenën e TKOB edhe kryevepra të tjera botërore të kompozitorëve të mëdhenj Beethoven, Mozart, Tchaikovsky, Shostakovich etj.
Drejtoresha e përgjithshme e TKOB Abigeila Voshtina në një konferencë për shtyp, theksoi për mediat: “Ky kalendar është ndërtuar mbi bazën e atyre figurave që e kanë bërë teatrin ndër vite, përpara se ne të vinim këtu sot, ashtu siç duhet të jetë “Plaga e dhjetë e Gjergj Elez Alisë”. Ka ndërtuar një strategji për Ansamblin, që Ansambli të flasë, nëpërmjet gjerdanit të artë”.
Voshtina shtoi gjithashtu se; “Opera nuk do të rreshti së foluri shqip, do ketë shumë programe të bazuara vetëm mbi atë që është identiteti jonë kulturor, por ne jemi një opera ku sot 30 përqind e publikut është i huaj”.
Abigeila Voshtina Drejtore e përgjithshme e TKOB (Foto nga Instagrami i TKOB)
Mes miqsh, artistëve të Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, por dhe prezencës së medias, Voshtina prezantoi kalendarin ambicioz artistik për vitin 2024. Ky kalendar do të ketë 25 premiera e 10 produksione të reja, që iu flet të gjitha moshave dhe shijeve. Viti 2024 i dedikohet kompozitorit të madh italian Giaccomo Puccini, pasi përkon me 100-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, duke u reshtuar krah për krah me teatrot më të rëndësishme evropiane dhe botërore.
Ky kalendar reflekton Operën, Baletin, Operat për Fëmijë, bashkëpunimet dhe Turnetë, dhe mbi këto 5 pika të forta është ndërtuar e gjithë strategjia e vitit 2024.
Tashmë që festat e fundvitit mbaruan, festimet vijojnë ende për TKOB në vitin e 70-të të tij, duke çelur siparin e Kalendarit Artistik për vitin 2024, me muajin janar mjaft të pasur artistikisht, duke nisur me Muzikë shqiptare si “Simfonitë e shpirtit”, të kompozitorëve të mirënjohur Feim Ibrahimi dhe Aleksandër Peçi. Kalendari vijon me “Jehonën tonë” nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, pasuar nga kompozimet e grupit legjendar “Queen”, që ndryshuan historinë e muzikës botërore, të sjellë këto nga Orkestra Simfonike e TKOB-së. Në fund të këtij muaji do të presim tingujt e pianos së pianistit italian Stefano Bollani.
Sava Lena