Personazhet e suksesit shqiptar të vitit 2023
2024-01-03 10:51:41

Shpallja e personazheve më të spikatur të vitit që sapo shkoi ka qenë kryefjala e fundit të dhjetorit 2023. Bëhet fjalë për personazhe që na shoqëruan gjatë vitit që lamë pas me protagonizmin dhe arritjet e tyre. Po cilët janë personazhet shqiptarë më të rëndësishme të kulturës, sportit, artit dhe shkencës? Nga përfaqësuesja e kombëtares shqiptare të futbollit dhe trajneri i saj, tek personazhet e shkencës dhe të televizionit, mësoni se cilët janë ato.

Sylvinho - foto Koha Ditore

Sylvinho - Emri i tij bashkë me kombëtaren kanë lënë shenjë të fortë këtë vit në historinë e futbollit shqiptar. Në krye të kombëtares shqiptare që nga fillimi i vitit, Sylvinho ka arritur që ëndrra për kualifikimin në Euro 2024 të ekipit shqiptar të bëhet realitet.

Sylvinjo është trajneri që solli në drejtimin e skuadrës kuq e zi një frymë të re, ku gërshetohet tradita më e mirë braziliane me atë europiane, duke gërshetuar futbollistët e rinj me ato me eksperiencë. E meriton plotësisht renditjen në klasifikim si njeriu i vitit.

Kombetraja shqiptare - foto Top Channel

Kombëtarja shqiptare – 2023 ishte pa dyshim, përvese viti i trainerit të ekipit tonë kombëtar, edhe viti i vetë Kombëtares shqiptare. Për suksesin e skuadrës kombëtare shqiptare me kualifikimin në finalen e Kampionatit Europian, ne e kemi përzgjedhur Kombëtaren kuqezi si personazhin e vitit.

Entuziazmi i krijuar nga ekipi ynë kombëtar, mjeshtëria e trajnerit brazilian Silvinjo, tashmë me pasaportë shqiptare dhe shpirt kuqezi, si edhe golat e jashtëzakonshëm të futbollistëve që i janë bashkuar Kombëtares nga të gjitha trojet amtare, do të mbahen mend gjatë.

Për herë të dytë, Shqipëria shkon në një finale të Kampionatit europian të futbollit. Pas suksesit të vitit 2016, kombëtarja këtë vit arriti disa rekorde si vendi i parë në grup, mbrojtja më e mirë me 4 gola të pësuar dhe 12 të shënuar dhe me 15 pikë të grumbulluara arriti të renditet e para në kuotën e 15 pikëve duke lënë pas skuadra skuadra të një niveli më lartë se kuqezinjtë si Polonia dhe Republika Çeke. Për të gjitha këto, ata e meritojnë të shpallen më të mirët.

Mira Murati - foto Business magazine

Mira Murati – Shefe e Teknologjisë në zhvillimin  dhe zbatimin e teknologjisë së OpenAI. Personazh i vitit për arritjet në inteligjencën artificiale. Krijuese e ChatGPT.

Mira Murati është 35 vjeçe dhe ka lindur në San Francisko të SHBA-së. Me profesion inxhiniere kompjuterike ajo ka punuar në një varg projektesh të rëndësishme, duke përfshirë edhe projektimin, zhvillimin dhe lançimin e produkteve të automobilave të Tesla Motors, duke përfshirë Modelin X, si dhe sipërmarrjet revolucionare të hapësirës ajrore. Në vitin 2018 ajo iu bashkua "OpenAI" dhe aktualisht shërben si drejtoreshë e teknologjisë.

Ajo është krijuese e ChatGPT, që ka ka si avantazh aftësinë për të prodhuar përgjigje në kohë reale në varësi të input-it të përdoruesit. ChatGPT mund të kuptojë dhe t'i përgjigjet një game të gjerë pyetjesh dhe vërejtjesh, duke lejuar një diskutim më të natyrshëm dhe të rrjedhshëm. Teknologjia revolucionare, e lançuar në nëntor të vitit 2022, shumë shpejt u kthye në mjetin e preferuar të internetit pasi mund t'u përgjigjet pyetjeve komplekse në bisedë.

Saimir Kodra - foto Opinion

Saimir Kodra – Gazetar dhe autor i emisionit “Stop” në Tv Klan. Personazh i vitit për punën në emisionin “Stop” siç ishte rasti i kopshtit ku u dhunua një vogëlushe. Saimir Kodra  është një nga personazhet më të dashur të ekranit shqiptar, që prej 20 vitesh , mban të mbërthyer para ekranit mijëra shikues.  Ai ka krijuar imazhin e personit tek i cili shumë prej nesh mund të gjejë zgjidhje të problemeve të rëndësishme që hasim.

Stefan Capaliku - foto Albania Letteraria

Stefan Çapaliku – Shkrimtar, dramaturg dhe artist shqiptar, hyn në listë për romanin “Një ëngjëll veshë me frak”, me të cilin fitoi edhe çmimin për romanin më të mirë shqiptar në dhjetor të vitit që lamë pas. Çmimet u ndanë nga Qendra Kombëtare e Librit dhe leximit bashkë me Ministrinë e Kulturës që si çdo fundvit shpallen prurjet për vitin 2023.

Viti 2023, ka qenë mjaft prodhimtar që shkrimtarin Stefan Çapaliku dhe ky çmim është më se i merituar për shkrimtarin, i cili me plot meritë hyn  edhe në listën e personazheve të suksesit.

Luiz Ejlli- foto shqiptarja.com

Luiz Ejlli – për protagonizin absolut e të pakonkurueshëm në fushën e shoë bizit shqiptar. Kujtojmë se këngëtari Luiz Ejlli mori pjesë në një format të llojit reality show në televizion duke bërë publikun masivisht, si asnjëherë tjetër, fan dhe mbështetës së tij, duke u shndërruar edhe në një fenomend sociale dhe televiziv.

Në fillim ishte “BBV”, më pas dasma me Kiarën, një moderatore televizive të cilën e njohur aty, dasma dhe së shpejti një bebe. Një fenomen si Luizi i cili tregoi që mund të vish nga një familje modeste, mund të jesh i gjunjëzuar disa herë në jetë, por fabula e tij e të mos dorëzuarit është njësoj si fabula e Hirushes.

Mal Retkoceri - foto RTSH

Mal Retkoceri – Për fitoren e tij me këngën “Çmendur” në festivalin e këngës në Radio Televizionin shqiptar. Pa dyshim, një nga njerëzit më të suksesshëm të këtij viti në fushën e muzikës është kantautori Mal Retkoceri.

Kjo është pjesëmarrja e parë e Malit në këtë festival dhe menjëherë shpallet fitues i festivalit, duke bërë të pamundurën të mundur. Një këngë e stilit rock e pasur me elemente autobiografike, me tekst, muzikë, orkestracion dhe interpretim nga ai vetë. Një këngë që i dha suksesin Mal Retkocerit dhe na jep të drejtën ta konsiderojmë edhe si njeriune vitit në fushën e muzikës.

Neritana Kraja