Kina, e gatshme t'i ofrojë Japonisë ndihmë pas tërmetit
2024-01-03 20:35:36

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga ministria e Jashtme e Kinës

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të mërkurën në një konferencë për shtypin se pala kineze është e gatshme t'i ofrojë palës japoneze ndihmë, pasi një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë goditi zonën Noto të prefekturës Ishikawa të Japonisë në ditën e Vitit të Ri, duke shkaktuar më shumë se 60 të vdekur.

Zëdhënësi tha se deri tani nuk ka njoftime për viktima kineze, duke shtuar se Kina po ndjek nga afër situatën.

Të martën një avion i Rojës Bregdetare Japoneze, që ishte në një mision në vendin e tërmetit, u përplas me një avion të kompanisë ajrore "Japan Airlines" në aeroportin "Haneda" të Tokios.

Pesë ndër gjashtë personat në avionin e Rojës Bregdetare humbën jetën, por të 379 udhëtarët dhe ekuipazhi i aeroplanit të "Japan Airlines" shpëtuan, duke u hedhur nga rrëshqitëset emergjente para se aeroplani të përfshihej nga flakët.

Sipas Ministrisë së Jashtme kineze, asnjë shtetas kinez nuk u lëndua nga kjo përplasje dhe ambasada kineze në Japoni ka kontaktuar me 14 turistë nga Hong-Kongu që ndodheshin në avionin e udhëtarëve për të ofruar ndihmë.

“Ne shprehim ngushëllimet tona për viktimat e aksidentit dhe simpatinë për të lënduarit", shtoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme  Wang Wenbin. (Li Huailiang/Artan)