Mesazhi i urimit për Vitin e Ri i Xi Jinping-ut thekson vizionin global dhe paqen
2024-01-03 14:31:38

Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping me rastin e Vitit të Ri 2024 pasqyron angazhimet e Kinës ndaj një vizioni global dhe përpjekjet e saj për ta bërë botën më të bukur për të gjithë, gjë që ka rëndësi të madhe, komentojnë analistët.

Foto:Xinhua

Presidenti kinez Xi Jinping përcjell mesazh urimi të Vitit të Ri 2024, 31 dhjetor 2023, Pekin(Foto:Xinhua)

Në mesazhin vjetor të urimit të dërguar nga zyra e tij në Pekin, në prag të Vitit të Ri, Xi e përgjithësoi 2023-shin si një vit gjatë të cilit Kina marshoi përpara me hapa të vendosur e të fuqishëm, duke nxitur përpjekjet për ta çuar përpara modernizimin kinez dhe për të krijuar një jetë më të mirë për popullin në vitin 2024.

Krahas përpjekjeve për zhvillimin e vet, Kina gjithashtu ka përqafuar botën dhe ka përmbushur përgjegjësinë e saj si një vend i madh, tha kreu i shtetit i Kinës.

Xi përmendi gjithashtu Samitin Kinë-Azi Qendrore dhe Forumin e 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, dy veprimtari kryesore diplomatike të zhvilluara në Kinë vitin e kaluar, gjatë të cilave ai priti liderë nga e gjithë bota. Xi tha se ai gjithashtu bëri vizita në një sërë vendesh, mori pjesë në konferenca ndërkombëtare dhe takoi shumë miq, të vjetër e të rinj.

"Unë ndava qëndrimet e Kinës me ta, duke thelluar mendimet unanime me njëri-tjetrin," vuri në dukje kreu i shtetit kinez. "Pavarësisht se gjendja ndërkombëtare ndryshon pandërprerë, zhvillimi paqësor është gjithmonë motivi kryesor dhe bashkëpunimi me përfitime të përbashkëta mbetet gjithmonë i pandryshuar", shtoi ai.

Gerardo Torres Zelaya, zv.ministri i Jashtëm i Hondurasit, tha se ishte i impresionuar nga theksimi që i bëri presidenti kinez rëndësisë së paqes.

"Unë besoj se një nga vlerat e përbashkëta të Amerikës Latine, Karaibeve dhe Kinës është se ne i kushtojmë rëndësi të madhe ruajtjes së paqes rajonale dhe zgjidhjes së konflikteve nëpërmjet dialogut," tha ai për CGTN-in.

Foto:VCG

Flamurë kombëtarë të vendeve pjesëmarrëse në Samitin Kinë-Azi Qendrore, Maj 2023, Xi'an(Foto:VCG)

Foto:Xinhua

Liderë pjesëmarrës në Forumin e tretë për Bashkëpunim Ndërkombëtar "Një brez, një rrugë", Tetor 2023, Pekini(Foto:Xinhua)

Zelaya shtoi se Hondurasi gjithashtu beson në parimet e respektimit të sovranitetit dhe të nxitjes së integrimit.

Në mesazhin e urimit, Xi gjithashtu vuri në dukje se në botën e sotme ka edhe disa vende që po vuajnë nga flakët e luftës, duke nxitur përpjekjet për paqe.

"Populli kinez e çmon shumë paqen", tha ai, ndërsa u zotua se Kina do të punojë nga afër me komunitetin ndërkombëtar për të mirën e përbashkët të njerëzimit, që të ndërtojë një komunitet me fate të përbashkëta dhe ta bëjë botën më të bukur për të gjithë.

"Gjëja e parë që kërkon vëmendjen tonë është se fryma e mesazhit është paqësore dhe konstruktive," tha për CGTN-in Hayk Mamijanyan, anëtar i Asamblesë Kombëtare të Armenisë.

Sipas tij, synimet kryesore të Kinës janë paqja dhe zhvillimi, që janë me rëndësi thelbësore. “Duke marrë parasysh rëndësinë e Kinës në politikën ndërkombëtare, mendoj se kjo do të ketë ndikim në situatën globale,” u shpreh Mamijanyan.

Presidenti kinez tha gjithashtu se Kina do të thellojë në mënyrë të gjithanshme Reformën dhe Hapjen, do të forcojë më tej besimin te zhvillimi dhe do të shtojë gjallërinë ekonomike.

Foto:VCG

Foto:VCG

Zafar Uddin Mahmood, ish-ndihmës i posaçëm i kryeministrit të Pakistanit, vlerësoi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve "Xinhua" përpjekjet e vazhdueshme të Kinës për t'u hapur ndaj botës së jashtme.

"Kina me siguri do të vijojë të hapë krahët për të përqafuar botën e për të ndarë përvojën dhe arritjet e saj të zhvillimit me vendet e tjera, dhe do të kontribuojë me forcën e vet në përparimin e qytetërimit njerëzor," tha ai.