Xi Jinping dhe Kim Jong-un dërgojnë mesazhe të ndërsjella urimi për Vitin e Ri
2024-01-02 14:48:35

Në ditën e parë të vitit 2024, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe president i Kinës Xi Jinping dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë dhe kryetari i Komisionit të Çështjeve Shtetërore të Koresë së Veriu Kim Jong-un i dërguan njëri-tjetrit mesazhe urimi me rastin e Vitit të Ri, duke shpallur bashkërisht nisjen e serisë së aktiviteteve të "Vitit të Miqësisë Kinë-Kore e Veriut".

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit i Kinës theksoi ruajtjen, konsolidimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit miqësor tradicional midis dy vendeve, duke shprehur gatshmërinë për thellimin e miqësisë, besimit strategjik dhe bashkëpunimit e shkëmbimeve, për të nxitur përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të mirë të të dy popujve dhe të mbrojtjes së paqes e të qëndrueshmërisë rajonale.

Ndërsa, Kim Jong-un u shpreh nga ana e tij në mesazh se caktimi i 2024-s si "Viti i Miqësisë Kore e Veriut-Kinë” dhe forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit miqësor tradicional janë në përputhje me shpresat dhe dëshirat e përbashkëta të të dy popujve dhe të dy vendeve. Ai shpreson se, nëpërmjet serisë së aktiviteteve përkatëse, të dy partitë dhe të dy vendet do të forcojnë shkëmbimet dhe kontaktet në fushat politike, ekonomike, kulturore etj., duke forcuar miqësinë, bashkimin e bashkërendimin në përpjekjet e përbashkëta për ruajtjen e paqes dhe qëndrueshmërisë rajonale e botërore.(Zhang Yan/Artan)