Laci është një qytet në zemër të Kurbinit. Ai hyn në një nga zonat më të prekura nga tërmeti i katër viteve më parë, më i forti që ka prekur shqiperinë në gati gjysmëshekulli. Pikërisht i takojnë kësaj periudhe, hapat e parë të një qendre rinore, që më pas do të pagëzohej me emrin “Sebastia”.
Me vullnet dhe përkushtim, të rinjtë e qendrës kanë luftuar për ndërhyrjen në çeshtje që kanë shqetësuar komunitetin e zonës, përfshirë edhe spitalin e qytetit, i ngritur i ri pas tërmetit. Në pikat kryesore të angazhimit të tyre është edhe ndërhyrja dhe ruajtja e vleave historike të një ure të afërt, të njohur si Ura e Zogut. Këto janë pikat kryesore ku janë fokusuar të rinjtë e Sebastias.
Por si është pjesëmarrja e tyre në aktivitete dhe nisma, që janë inicuar nga ajo?