Shkodra është kryeqendra e veriut të Shqipërisë. Qyteti që jeton mbi krye me legjendën e Rozafës nga kjo kala, të ofron gjithmonë befasi të këndshme. Këtu në një nga klasat e kësaj shkolle, bën prova një bandë muzikore krejt e veçantë. Instrumentistët e saj janë të rinj me aftësi të kufizuara.
"The Door Albania", është e vetmja bandë e këtij lloji në Ballkan dhe ndër të rrallat në Evropë. Askush nga keta instrumentistë nuk ka ditur të interpretojë dhe nuk ka njohur asnjë vegël të frymës. Puna e profesorëve ka berë mrekullinë.
Prej gati dy dekadash banda muzikore shfaqet në koncerte të ndryshme, madje ka marrë pjesë edhe në festivale ndërkombetare si ai i Norvegjisë. Një motivim plus për keta instrumentistë të pazakontë.
Muzika ka bërë mrekullinë, duke sjelle një motiv tjetër në jetën e këtyre të rinjve të veçantë.
Historia e tyre vazhdon... Ata jane të rinj që të besojnë edhe pasione të fshehura...