Në unazën e Fierit, një prej qyteteve më të mëdhenj të Shqipërisë, gjendet edhe qendra sociale Murialdo. E ngritur për t’i shërbyer komunitetit, ajo prej vitesh i ka kushtuar një vëmendje të veçantë të rinjve, duke i ndihmuar ata për kristalizimin e së ardhmes.
Një nga drejtimet kryesore të punës në këtë qendër, është pikërisht dhënia e mundësive profesionale të rinjve, nëpërmjet kursesve të ndryshme që funksionojnë këtu. Test për hapjen e tyre, ka qenë kohë pas kohe tregu i punës.
Ky djalosh e ka marrë profesionin pikërisht në këtë qendër. Prej tre vitesh ai e ushtron në jetë këtë profesion. Kohët e fundit, ai punon pikërisht në këtë oficine të hapur pranë qendrës.
Kurse të tjera profesionale janë hapur në qendër, ku të rinjtë vijnë dhe përfitojnë njohuri, të cilat do t’i përdorin pas pak kohësh në jetën e tyre. Që nga elektricistët, mekanikët, elektroautët, grafistët e deri te menaxherët e zyrave, përgatiten në ambientet e qendrës.
Me një histori suksesi në pajisjen e të rinjve me profesion, drejtuesit e qendrës shprehen të kënaqur kur shohin sot rezultatet e punës së tyre.