Lezha qyteti i besëlidhjes së shqiptarëve dhe Memorialit të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Qyteti është i qetë dhe angazhimi i të rinjve, ndjehet. “Hana” është qendra rinore që prej 3 vitesh i mbledh të rinjtë aktiv për problemet e komunitetit.
Aktiviteti i Hana, është fokusuar në disa fusha. Për shëmbull pastërtia e qytetit dhe mjedisi është njëra pikë e angazhimit dhe që ka njohur zhvillime të mira.
Pjesëmarrja e të rinjve në aktivitetet e Hana cilësohet e pëlqyeshme. Qendra është në kontakt me shkollat e qytetit dhe kërkon sa më shumë angazhim të rinisë në shqetësimet e komunitetit.
Fuqizimi i pozites së të rinjve dhe ndikimi në vendimarrje, është në qender të vëmëndjes së Hanas. Një gjë e tillë, do t’i bënte të rinjtë të ndjeheshin më të angazhuar në probleme dhe në të ardhmen e komunitetit.
Lezha, ka tashmë një forcë më shumë në të tashmen dhe të ardhmen e qytetit.