Ky liqen ndër më të vjetrit dhe më të thellët në Evropë, është syri i hapur i Pogradecit, një qytet në juglindje të Shqipërisë. Këta janë të rinjtë pogradecar, që kanë formuar prej disa vitesh Këshillin Rinor të qytetit piktoresk.
Talenti i të rinjve është në fokus të veprimtarisë së këtij këshilli, i cili ka thirrur në gjirin e tij, tashmë mbi 30 anëtarë, që përpiqen t’i zbukurojnë jetën bashkëmoshatarëve me aktivitete të ndryshme.
Kjo gazetë, nisi si një ide e bukur nga ky grup të rinjsh dhe me ndihmën e donatorëve mori jetë. “Letër e hapur” shpërfaq problemet si dhe talentin, duke u bërë një puls rinor i Pogradecit.
Në një qytet liqenor, vëmendja ndaj mjedisit duhet të jetë e dyfishtë. Personazhet tanë kanë gjetur menyrën e tyre për të ndërgjegjësuar banorët dhe turistët për të mos ndotur këtë mjedis të qytetit të luleve.
Me këtë mision, aktiviteti më i fundit i të rinjve, në këtë shtator është ky vështrim turistik në fshatin kufitar Lin, me gjurmë të hershme të qytetërimit. Tërheq vëmendjen edhe kjo kishë origjinale, ndërtuar në një bunker.
Janë rreth 120 aktivitete që organizohen nga Keshilli Rinor i Pogradecit gjatë një viti. Këta të rinj, po përpiqen ditë pas dite, t’i japin një frymëmarrje më shumë, qytetit të tyre liqenor.