Ministria kineze e Tregtisë kritikon hetimin e ShBA-së për mikroçipat e prodhuar në Kinë
2023-12-29 11:22:01

Foto nga VCG

Ministria kineze e Tregtisë kritikoi të enjten vendimin e ShBA-së për të hetuar përdorimin dhe blerjen e të ashtuquajturve mikroçipa trashëgimie të prodhuara nga Kina në zinxhirin e furnizimit të industrive amerikane të gjysmëpërcjellësve dhe të mbrojtjes. 

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së njoftoi kohët e fundit se do ta kryejë hetimin për të vlerësuar varësinë e këtyre industrive nga mikroçipat kineze, për të minimizuar ato që i quan "rreziqe ndaj sigurisë kombëtare që paraqit Kina."

Duke folur në një konferencë të rregullt shtypi të enjten, zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë të Kinës He Yadong vuri në dukje se çdo sjellje që shkel rregullat e tregut dhe copëzon tregun global të gjysmëpërcjellësve nuk do të dëmtojë vetëm të drejtat dhe interesat e ligjshme të kompanive kineze, por edhe interesat e kompanive të gjysmëpërcjellësve të të gjitha vendeve, duke përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara. Një gjë e tillë gjithashtu do të minojë qëndrueshmërinë e zinxhirëve globalë të industrisë dhe të furnizimit, u shpreh ai. 

Kina do t'i kushtojë vëmendje nga afër zhvillimit dhe ndikimit të masave të ShBA-së dhe do të mbrojë me vendosmëri interesat e saj, shtoi zëdhënësi.