Si të përdorim më mirë burimet financiare të Diasporës
2023-12-29 16:06:20


Samiti i Tretë i Diasporës, i zhvilluar në fund të nentorit 2023 në Tiranë, solli në vëmendje domosdoshmërinë për të kanalizuar më mirë burimet financiarë të amigrantëve në ekonominë e vendit. Sipas të dhënave të EUROSTAT, për vitin 2022, rreth 1.68 milionë shqiptarë të Diasporës Shqiptare jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian. Diaspora jonë renditet ndër diasporat më të mëdha në botë, për nga numri i popullsisë që jeton jashtë vendit, në krahasim me atë brenda vendit.

Një nga mekanizmat kryesorë, me të cilin Diaspora Shqiptare ndihmon në mënyrë thelbësore ekonominë e Shqipërisë, janë dërgesat e parave të emigrantëve në familjet e tyre në Shqiperi. Sipas një studimi të Bankës së Shqipërisë, vetëm 7 përqind e këtyre fondeve përdoret për investime në shtëpitë e të afërmve të emigrantëve.   

Fluksi të ri emigrator drejt Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe në pesë-gjashtë vitet e fundit dhe numri i lartë i përfaqësuesve të Diasporës ka prodhuar flukse të konsiderueshme të remitancave ndër vite, me një mesatare 1,25 miliardë euro në vit gjatë dekadës së fundit 2013-2022.

Flukset e remitancave shpesh kanë treguar se janë në gjendje t’u rezistojnë edhe situatave të krizave ekonomike, duke përfshirë krizën e fundit nga Pandemia e COVID-19. Strukturat shtetërore në Shqipëri, në veçanti Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Banka e Shqipërisë, në bashkëpunim me operatorët e tregut dhe donatorët,  janë të interesuar që të ndihmojnë në njohjen e produkteve të veçanta financiare që nxisin përdorimin më efiçient të burimeve financiare dhe monetare të emigrantëve tanë.

Për këtë qëllim, bashkëpunimi duhet të shtrihet me të gjithë aktorët veprues në tregun e investimeve dhe produkteve financiare, me qëllim tërheqjen e burimeve financiare të Diasporës në ekonominë e Shqipërisë dhe perdorimin e tyre për zhvillimin e qendrueshëm të vendit. Ky bashkëpunim do të çojë në thellimin dhe zgjerimin e ndërmjetësimit financiar dhe të investimeve në ekonomi nga Diaspora Shqiptare.

Ky bashkëpunim, në një periudhë më afatgjatë, do të ndikojë në zhvillimin e një industrie kombëtare të qëndrueshme mallrash dhe shërbimesh, të aftë për të gjeneruar punësim, ulje të varfërisë dhe për të luftuar tendencën aktuale për largim nga Shqipëria. Në një intervistë për Grupin Mediatik të Kinës (CMG) komenton kontributin financiar të diasporës shqiptare në jetën e shtetit amë, ish zëvendës ministër i integrimit në vitet 2005-2009 dhe ish zëvendës ministër i shëndetësisë në vitet 2009-2013, eksperti i ekonomisë Albert Gajo

CMG: Samiti i Tretë i Diasporës realizoi një panel të përkushtuar për rolin e Diasporës në ekonominë e Shqipërisë. Sipas EUROSTAT, Diaspora e Re shqiptare në Bashkimin Evropian numëron 1.68 milionë shqiptarë. Në Itali kemi mbi 650 mijë përfaqësues të Diasporës dhe 32 mijë sipërmarrje shqiptare. Në Greqi kemi 550 mijë përfaqësues dhe 23 mijë sipërmarrje shqiptare. Në Gjermani kemi mbi 68 mijë përfaqësues të Diasporës e kështu me rradhë. A mund të punojmë si shtet, për ngritjen e një banke investimesh ose fondi investimi për të tërhequr kursimet e emigranteve, por sidomos edhe të sipërmarrësve mes tyre?

Albert Gajo: Faleminderit për pyetjen, sepse hymë drejtpërsëdrejti në një çështje teknike. Unë nuk do të thoja bank investimesh të mirëfilltë, pasi banka e investimeve është një bankë që normalisht nuk fuksionon me kredi apo me interesa më të ulta se tregu. Zakonisht një qasje e tillë apilikohet vetem nga një institucion ndërkombëtar botëror, që është Banka Botërore, e cila është bankë zhvillimi.

Bankat e tjera janë banka komerciale. Pra, mund të themi që mund të ndërtohen institucione financiare të tjera, që përgjithësisht bota i ka praktikuar dhe kanë qënë shume të sukseshme.

Qëllimi i tyre është të mobilizojnë këto mjete financiare nga brenda dhe nga jashtë dhe t’u rrisin vlerën e kapitalit. Domethënë, investimi të jetë “profitable(në anglisht, më përfitim)”, qoftë për atë që investon në këto institucione financiare, qoftë edhe për vendin, apo sektorin  apo industrinë në të cilën ato fonde do të përdoren.

Sigurisht, shembulli më i mirë në këtë rast, në këto eksperimente financiare, janë ebrejtë, që janë krijuesit  e bankave të mirëfillta tregtare, pasi i kanë aplikuar skemat financiare që në mesjetë, kur paraja  lëvizte në mënyrë ilegale. Edhe në krijimin e shtetit izraelit, ata propozuan krijimin e këtij lloj institucioni financiar, i cili do të mobilizonte fondet e qytetarëve izraelitë që ishin shpërndarë anembanë botës, dhe me rikthimin e tyre, edhe këto kapitale të vendoseshin për ringritjen e shtetit të Izraelit. Nga ana tjetër, ishte përfitimi që do të kishin ata, nga investimet e tyre në vendet e tjera dhe pastaj do të riktheheshin.

Pra, ekziston si mundësi edhe kjo praktikë, por jo në këtë lloj forme. Instrumenta të tillë janë përdorur në vendet e Europës Lindore, gjatë proçesit të transformimit të ekonomive të tyre, nga ekonomi socialiste, me një ekonomi të planifikuar dhe me një pronë shtetërore që dominonte në atë kohë, në një ekonomi kapitaliste. Në shumë vende, si Polonia, Çekia dhe Hungaria, u përdoren të ashtuquajturat fondet e përbashkëta, ose siç njihen “mutual funds”, të cilat, nëpërmjet proçesit të rikapitalizimit të vlerës së letrave me vlerë, që iu shpërndanë popullatës, krijuan mundësinë që ndërmarrjet shtetërore të transformoheshin në ndërmarrje private publike ,por me kapital privat, që të mirëfunksionoheshin dhe te ringriheshin në fuksionimin e tyre, si njësi ekonomike.

Ato nuk do të kalonin, siç kaluan në Shqipëri, në proçes likujdimi. E kundërta ndodhi në Shqipëri. U realizua pjesërisht skema e përdorimit të letrave me vlerë, të cilat u përdorën në proçesin e falimentimit të ndërmarrjeve apo likujdimit, por jo të mirëfunsionimit.

Pra, skema nuk funksionoi dhe  çdo skemë, nëse nuk funksionon në mënyrë komplete, ajo mund të rikthehet në të kundërtën e efekteve ekonomike dhe potenciale. Po kështu edhe për Diasporën.

Pra, nëqoftëse do të themi që do të ngremë një institucion financiar, i cili do të mobilizojë fondet e Diasporës, ai duhet menduar nga fillimi dhe deri në fund, dhe nuk duhet bërë në mënyrë të njëanshme, ose duke zbatuar një krah.

Qeveria shqiptare në parim ngriti  një institucion financiar, i cili nuk u kuptua nga mediat para 4-5 vjetësh. Madje ai edhe nuk u shqiptua siç duhet. Ishte pikërisht Korporata e Investimeve, pavarësisht mënyrës se si do ta përdorte qeveria.

Praktikisht ajo nuk funksionon. Do të ishte për të lehtësuar futjen e investimeve të huaja në investime strategjike, për shembull, në  turizem, apo duke përdorur asetet publike.

Një gjë e tillë e ngjashme mund të përdoret edhe në rastin e Diasporës, por duhet menduar nga fillimi deri në fund, sepse institucionet financiare të garantojne transparencën dhe sigurinë e investimit, por ato janë të bashkëshoqëruara me shume institucione dhe sisteme që i bëjnë këto fonde të jenë të sigurta, të vlefshme dhe që investitoret nga Diaspora të mund t’i besojnë këtyre tip institucionesh.

Pra, ato duhet të kenë një garanci jo vetëm shtetërore, por duhet të ketë mirëfunksionim të plotë të sistemit financiar, i cilipërfshin auditimin, kontrollin,  shmangjen e konfliktit të interesit dhe mënyra se si këto institucione të mund të investojnë dhe të realizojnë investimet e tyre.

CMG: A munden përfaqësuesit e Diasporës të blejnë tituj të lëshuar nga Korporata të listuara në Bursën e Tiranës, në bursën ALSE?

Albert Gajo: Ajo është në fazën fillestare. Ne e dimë shumë mirë që dy korporata kanë filluar të lëshojnë obligacione. Në dijeninë time, janë tituj borxhi, jo tituj pronesie, jo aksione. Pra, është tepër i vonuar si institucion, pasi bursa shqipare ka funksionuar që në vitet 1995-1996, me synimin që do të mirëfunksiononte gjatë proçesit të privatizimit të letrave me vlerë.

Kjo nuk funksionoi dhe bëri që sistemi të dështonte. Vlerat e aseteve shkuan në vlera negative dhe shumë afër zeros, për fat të keq, pasi skema nuk u aplikua ashtu siç duhej, për shkak ndoshta edhe të periudhës së keqe të firmave piramidale.

Ato u bashkëshoqëruan në atë periudhë dhe shqiptarët u sulën drejt atyre firmave dhe këto ishin gabime. Edhe sot, në botë ekzistojnë firma të tilla piramidale,  sidomos në investime që bëhen on line. Duhet të jemi të kujdesshem.

Pra, është e mundur, por duhet të funksionojë bursa, të listohen kompanitë, të cilat  të kenë një ofertë të mjaftueshme, e cila të plotësojë këtë kërkesë për fonde. Eshtë mundësi natyrale, që jo vetëm Diaspora, por mund t’i përdorin të gjithë individët, brenda apo jashtë vendit, të huaj apo shqiptarë.

Kjo është një mangësi. I duhet dhënë një përgjigje pyetjet se pse kjo vonesë në mirëfunksionimin e bursës. Institucionet shtetërore kanë një përgjegjësi për mënyrën se si duhet të funksionojnë  këto tregje, pasi bursa është platformë.

Mund të jetë një burse tipike, siç ka qënë përpara, kur ishin brokerat që bënin ofertat për aksionet. Sot bursa funksionon online dhe nuk ka nevojë për struktura të tilla fizike.

Por, në fund të fundit, ajo është platformë dhe institucionet financiare, institucionet rregullatore të tregut financiar, Agjensia e Mbikqyrjes Financiare, Ministria e Financave  dhe Banka e Shqiperise janë të gatshme që të krijojnë këto sisteme. Në to, kompanitë private dhe publike, që ka me shumicë dhe që janë me fitim, mund të kërkojnë të listohen, për të rritur kapitalet e tyre nëpërmjet këtij sistemi.

Eshtë një përgjegjësi e tyre dhe pastaj kompanite e para që mund të listoheshin, mund të ishin ato publike. Kjo do te përbënte një incentivë edhe për kompanitë private, të organizuara si kompani sha (shoqeri anonime), që të listoheshin në këtë lloj burse, për të rritur kapitalet dhe për të thithur kapital të ri të freskët.

Sigurisht, për projekte të reja nevojitet transparencë. Duke patur institucione që do të garantonin mirëfunksionimin e këtyre sistemeve. Sot në botë ka shumë experience, por edhe shumë dështime, prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshem por hapat duhen ndërrmarrë.

CMG: Në takimet online të përfaqësuesve të Diasporës në Itali, Gjermani dhe Greqi, ata kanë pohuar se janë të interesuar të sjellin kursimet e tyre në formë investimi në Shqipëri, nëse investimi është transparent dhe i garantuar nga shteti. Mund të arrihet kjo, në gjykimin tuaj?

Albert Gajo: Fakti që në agroturizëm, do thoja edhe në turizëm të mirfilltë, në ndërtimin e hoteleve, restoranteve, ne kemi pjesën më të madhe të fondeve tona që ka një kërkesë të shqiptarëve që ndodhen jashtë për të investuar, por sot është e vetmja mundësi.

Këto janë investime relativisht të vogla, me një impakt relativisht të kufizuar në zhvillimin e komuniteteve lokale. Pra sot vetëm këtë lloj mundësie të krijon tregu, pra nëse ti do të ndërtosh një agroturizëm, domethënë do të rihabilitosh një ndërtim të vjetër, impakti i saj në zonë është relativisht minimal, sepse do të mobilizosh familjen, do të mobilizosh  2-3 veta, do të vësh në efiçiencë një pjesë të tokës dhe do ë krijosh të ardhura, te cilat janë shumë kompetitive në krahasim me investimet në sektorët e tjerë.

Sektorët e tjerë produktivë, të IT, të industrisë përpunuese, kërkojnë kapitale masive, pra nje strukturë tjetër kapitali që duhet të mirëfunksionojne tregjet e kapitaleve dhe duhet të funksionojnë edhe sisteme të tjera.

Këto janë investime, të cilat krijojnë perceptimin që dëshira e shqiptarëve dhe e Diasporës është të kthehen, por duhen gjetur mekanizmat dhe institucionet përkatëse, që të funksionojnë në këtë drejtim.

Intervistoi Fatos Çoçoli