Driton Sinishtaj, në vitin 2013 ka përfunduar masterin dhe është specializuar në degën e Studimeve Strategjike. Ai ka jetuar, studiuar dhe punuar në Tiranë për një periudhë 8-vjeçare. Paralelisht Dritani ka punuar edhe në Mal të Zi në sektorin privat, si dhe në pozicione të ndryshme të administratës publike.
Driton Sinishtaj ( foto personale)
Gjithashtu ai ka qenë i angazhuar për një periudhë të shkurtër kohore ne sektorin civil por edhe në jetën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, duke dhënë një kontribut modest në procese të ndryshme. Sot Dritani jeton në Nju Jork, ku ka emigruar në vitin 2016.
Aktualisht ai menaxhon afro 40 punëtorë, që merren me mirëmbajtjen e një kompleksi rezidencial, duke u kujdesur për sistemet mekanike, mirëmbajtjen e deri tek shërbimet që ofrojnë për banorët.
Driton Sinishtaj ( foto personale)
CMG: Ju keni lindur në Tuz të Malit të Zi. Si ka qenë jeta në këtë zonë të vogël por të bukur?
Driton Sinishtaj: Jeta imë ka ndryshuar shumë që nga momenti që vendosa të shkëputem nga ajo zonë dhe të drejtohem në Tiranë, fillimisht për studime dhe më pas për të parë dhe jetën profesionale. Jetën atje e kutjoj shumë të bukur dhe çdo gjë ka qenë dhe vijon të mbetet mahnitëse.
Aktualisht jetoj në Nju Jork, ku jam pjesë e një kompanine të madhe e cila më ka dhënë mundësinë të rritem goxha në aspektin profesional. Kjo kompani ka një eksperincë mbi 100 vjeçare në ndërtim dhe menaxhim rezidencash. Unë menaxhoj një nga rezidencat më të mëdha në këtë vend dhe për mua është një nder i madh ta bëj këtë gjë.
Driton Sinishtaj dhe familja e tij ( foto personale)
CMG: Si ka ardhur rritja juaj profesionale si menaxher residence?
Driton Sinishtaj: Unë kam bërë shumë specializime dhe trajnime të ndryshme. Asgjë nuk fillon shpejt, por merr kohën e duhur dhe kjo kohë është e nevojshme për këdo që të këtë mundësi për t’u rritur. Kujtoj që jam përpjekur të mësoj nga kushdo që më rrinte afër, kam marrë eksperinca të ndrysme në kompani prestigjoze dhe gjatë kësaj kohë jam foksuar shumë tek arsimimi. Rritja ime profesionale ka ardhur shumë gradualisht.
CMG: Pak ditë më parë, ju morët çmimin “Menaxheri i vitit” nga Shoqata prestigjoze, Rebny. Si ndiheni për këtë vlerësim?
Driton Sinishtaj: E vlerësoj shumë, është nder për mua që u përzgjodha “Menaxheri i vitit” nga kjo shoqatë prestigjoze. Duke pasur parasysh se sa e fuqishme është industria ku ne punojmë, të them të drejtën ky çmim ka qenë mjaft surpizues për mua, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë i lumtur që puna ime u vlerësua maksimalisht.
Këtë çmim edhe pse individual, unë e shoh si vlerësim i një pune të gjatë dhe bashkëpunim të mirë me stafin tim dhe drejtuesit e lartë të kompanisë. Kam një staf të shkëlqyer, që bën një punë të mrekullueshme dhe kolegë që punojnë në pozicione të ndryshme drejtuese, që kanë dhënë një kontribut shumë të madh për të arritur deri këtu.
CMG: Cili ka qenë për ju personalisht dhe profesionaisht viti më i vështirë?
Driton Sinishtaj: Viti më i vështirë në mbarë botën ka qenë dhe do vijojë të jetë Covid-19, pasi ende ka lënë pasoja. Ndërsa viti me prurjen më të mirë profesionale dhe arritje është viti që po lemë pas.
Menaxher i vitit 2023 në NYC Dritan Sinishtaj ( foto facebook)
CMG: A jeni i kënaqur me postin e menaxherit rezidencial?
Driton Sinishtaj: Jam tepër i kënaqur pasi është një punë që të të mban në kontakt dhe në marrëdhënie me njerëzit, por ka edhe benefite të larta të cilat rëflektohen tek e përditshmja ime ndaj ndihem shumë i lumtur për punën që bëj.
CMG: Kush ju ka mbështetur në rrugëtimin tuaj dhe do të doje ta kujtoje?
Driton Sinishtaj: Shumë njerez më kanë dhënë suport dhe mundësi që unë të rritem profesionaloisht. Fillimisht kur kam ardhur për një intervistë punë unë jam hasur për herë të parë me një bashkëkombas nga Mali i Zi dhe ai më ka ndihmuar tepër dhe i them faleminderit për suportin dhe dëshirën e mirë të treguar.
CMG: Sa i lidhur jeni me komunitetin shqiptar në Nju Jork?
Driton Sinishtaj: Jam shumë krenar që jam pjesë e komunitetit shqiptar, i cili gëzon respekt të veçantë nga të gjitha komunitet e tjera në Nju Jork.. Jemi njerëz që edhe pse jemi integruar fuqishëm në sistemin amerikan akoma po me krenari mundohemi të ruajmë kulturën, gjuhën dhe traditat tona, si dhe vetitë që na karakterizojnë.
Mundohem sa më shumë të jap kontributin tim për komunitetin tonë, në mënyra të ndryshme, me mundësitë modeste që kam. Është me rëndësi jetike që të afrohemi dhe të ndihmojmë njëri-tjetrin, pasi vetëm kështu mund të mbijetojmë dhe ruajmë identitetin tonë. Në qoftë se angazhohemi të gjithë bashkë, kemi mundësi për të dhënë më shumë si komunitet. Hapja e shkollave të mirëfillta shqipe është e domosdoshme për kultivimin dhe transmetimin e saj tek pasardhësit tanë.
Po ashtu angazhimi dhe integrimi në jetën politike amerikane i sa më shumë shqiptarëve, do të na jepte mundësi për të realizuar objektivat tona si komunitet. Ka shumë për të bërë, por mendoj që jemi në rrugën e drejtë, pasi kohëve të fundit kemi arritur të bëhemi pjesë edhe e gjyqësorit.
CMG: Cili është urimi juaj për të gjithë shqiptarët për vitin 2024?
Driton Sinishtaj: Do t’i uroja shqiptarët të kenë më shumë shpresë për ditë më të mira që ky vit do të sjellë për ta.
Intervistoi Megi Latifi