AKP-ja kundërshton përmbajtjen negative lidhur me Kinën të projektligjit për mbrojtjen të ShBA-së
2023-12-28 11:45:19

Foto nga VCG

Pala kineze është shumë e pakënaqur dhe e kundërshton me vendosmëri përmbajtjen negative lidhur me Kinën të "Aktit të autorizimit të mbrojtjes kombëtare për vitin fiskal 2024" të ShBA-së, tha të mërkurën zëdhënësi i Komisionit të Punëve të Jashtme të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës  Xu Dong. 

Përmbajtja negative lidhur me Kinën manipulon me çështjen e Tajvanit, mbron konkurrencën strategjike me Kinën, trumbeton "kërcënimin nga Kina", nxit "çrrezikimin" prej Kinës në fushat kryesore dhe ndërhyn në punët e brendshme të Kinës, gjë që është një shkelje serioze e konsensusit të arritur në takimin e San-Franciskos midis dy krerëve të shtetit, tha Xu. 

Çështja e Tajvanit është thelbi i interesave thelbësore të Kinës, themeli i bazës politike të marrëdhënieve kino-amerikane dhe vija e parë e kuqe në  këto marrëdhënie që nuk duhet të kalohet, tha ai, duke vënë në dukje se ShBA-ja ka bërë premtime serioze mbi çështjen e Tajvanit në tre komunikatat e përbashkëta kino-amerikane.

Çdo akt provokues i përdorimit të Tajvanit për të frenuar Kinën do të dështojë, shtoi Xu. 

Sipas tij, pala kineze ka ndjekur gjithmonë rrugën e zhvillimit paqësor dhe është e angazhuar për zhvillimin e vendit dhe të kombit me forcat e veta.

Përmbajtja e lidhur me Kinën në projektligjin e ShBA-së shpërfill faktet, promovon ndërtimin e "oborreve të vogla me gardhe të larta" dhe ndarjen e copëzimin e zinxhirëve industrialë dhe furnizues, politizon çështjet ekonomike e tregtare, shkencore e teknologjike, kulturore e çështjet të tjera dhe kërkon të bllokojë shkëmbimet e rregullta dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe ShBA-së. Veprime të tilla nuk janë në përputhje me interesat e asnjë parti, vuri në dukje Xu. 

"Ne i nxitim fuqimisht Shtetet e Bashkuara të braktisin mendësinë e lojës ku fituesi merr gjithçka të Luftës së Ftohtë dhe paragjykimet ideologjike, të mos zbatojnë përmbajtjen negative lidhur me Kinën në projektligj dhe të ndalojnë marrjen e masave të dëshpëruara mbi çështjet që përfshijnë sovranitetin dhe interesat thelbësore të Kinës," u shpreh zëdhënësi.