Foto nga VCG
Faza e dytë e rrjetit të mbikëqyrjes së mjedisit hapësinor me bazë në tokës të Kinës, Projekti "Meridian", ka hyrë në fazën e provës së funksionimit e të përmirësimit.
Faza e dytë e projektit përbëhet nga 16 stacione, 58 pika vrojtimi dhe 195 grupe pajisjesh të vëzhgimit të motit në hapësirë. Së bashku me fazën e parë, ajo do ta bëjë Projektin "Meridian" rrjetin më të madh të mbikëqyrjes së gjithanshme të mjedisit hapësinor në botë dhe do të ofrojë mbështetje me të dhëna për përmirësimin e saktësisë së parashikimit të motit në hapësirë.
"Në fazën e dytë të Projektit 'Meridian' është duke u zhvilluar gjetja dhe ndreqja e të metave të mundshme, testimi i përbashkët dhe funksionimi provë. Ne do të bëjmë çdo përpjekje për të siguruar miratimin shtetëror vitin e ardhshëm dhe për ta vënë veprën në funksionim," tha Wang Chi, një anëtar i Akademisë Kineze të Shkencave që është njëkohësisht edhe kryekomandant i fazës së dytë të projektit.
Projekti "Meridian" është infrastruktura e parë tekniko-shkencore në nivel kombëtar në fushën e shkencës hapësinore. Faza e parë u vu zyrtarisht në funksionim më 2012 pas katër vjetësh ndërtimi.
Projekti ka arritur një sërë rezultatesh origjinale në të kuptuarit e karakteristikave të mjedisit hapësinor pranë Tokës të zinxhirit të meridianit 120 gradë në Kinë, si edhe përhapjen dhe evolucionin e turbullirave të motit hapësinor.
Faza e dytë e ndërtimit filloi në vitin 2019.