Ligjvënësit kinezë shqyrtojnë raportet mbi sektorin e farërave dhe sigurinë në punë
2023-12-27 13:13:59

Foto nga Xinhua

Ligjvënësit e lartë kinezë u mblodhën të martën për të diskutuar disa raporte në një sesion të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP). 

Kryetari i Komitetit të Përhershëm të AKP-së Zhao Leji mori pjesë në mbledhjen e dytë plenare të sesionit të shtatë të Komitetit të Përhershëm të legjislaturës së 14-të të AKP-së dhe mbajti një raport mbi zbatimin e "Ligjit të farërave". 

Një inspektim nga Komiteti i Përhershëm i AKP-së mbi zbatimin e ligjit tregoi se gjendja e përgjithshme e sektorit të farërave në Kinë është e sigurt, tha Zhao. 

Zbatimi efektiv i "Ligjit të farërave" ka nxitur fuqishëm mëkëmbjen e sektorit të farërave, duke vendosur një themel të fortë për garantimin e furnizimit të qëndrueshëm e të sigurt me ushqime e produkte të rëndësishme bujqësore dhe nxitjen e shndërrimit të Kinës në një fuqi bujqësore, shtoi ai.

Për të zbatuar më tej ligjin, Zhao bëri thirrje për përpjekje për të nxitur risitë në krijimin e farërave cilësore, kultivimin dhe fuqizimin e ndërmarrjeve të farërave me epërsi, forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, mbikëqyrjen më të mirë të cilësisë së farërave dhe përmirësimin e sistemit ligjor për këtë sektor.

Në sesion u dëgjua një raport mbi zbatimin e ligjit të sigurisë në punë, si edhe dy raporte mbi vlerësimin e fazës së mesme të zbatimit të planit të 14-të pesëvjeçar për zhvillimin ekonomik e shoqëror kombëtar dhe të objektivave afatgjatë deri më 2035.