Fjalë të arta në mesazhet e urimit për Vitin e Ri të presidentit kinez Xi Jinping gjatë një dekade
2023-12-26 20:13:42

Më shumë se 7 miliardë njerëz banojnë në Tokë. Ne jemi në të njëjtën varkë dhe duhet ta ndihmojmë njëri-tjetrin për të arritur zhvillimin e përbashkët.  (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2014)

Populli kinez kujdeset shumë jo vetëm për të ardhmen e vendit, por edhe për të ardhmen e botës. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2015)

Ëndrrat mund të realizohen me këmbëngulje. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2016)

Kinezët jo vetëm dëshirojnë një jetë të mirë për veten, por gjithashtu shpresojnë që njerëzit në pjesë të tjera të botës të bëjnë një jetë të denjë. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2017)

Zhvillimi i madh i Kinës është arritur nga populli dhe frytet e zhvillimit të Kinës duhet të gëzohen nga populli. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2018)

Reformat e Kinës nuk do të ndalen kurrë dhe dyert e Kinës do të hapen gjithnjë e më shumë. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2019)

Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me popujt e të gjitha vendeve për të ndërtuar së bashku "Një brez, një rrugë", për të nxitur krijimin e një komuniteti me të ardhme të përbashkët të njerëzimit dhe për të bërë përpjekje të pandërprera për krijimin e një të ardhmeje të bukur të njerëzimit.(nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2020)

Madhështia është farkëtuar në të zakonshmen. Heronjtë vijnë nga populli. Çdo njeri është i jashtëzakonshëm! (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2021)

Me kalimin e kohës, ne kemi parë dhe përjetuar një Kinë të vendosur e dinamike. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2022)

Sot Kina është një vend ku ëndrrat bëhen realitet. (nga Mesazhi i urimit i presidentit kinez Xi Jinping për Vitin e Ri 2023)