Dhuratat e Krishtlindjeve, çfarë dhuruan shqiptarët
2023-12-25 10:13:12

Një raport i ri tregon se evropianët duan të shpenzojnë më pak dhe të blejnë gjëra të dorës së dytë këtë Krishtlindje. Sipas studimit të ri nga grupi i klasifikimeve në internet Adevinta, tregjet e gjërave të përdorura në Evropë janë të vendosur në krye të renditjes këtë Krishtlindje, pasi konsumatorët në të gjithë Evropën mendojnë se duhet të jenë disi të kursyer këtë sezon festash.

Anketa e grupit me 5000 konsumatorë evropianë në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë, zbuloi se gjysma e të gjithë të anketuarve planifikojnë të shpenzojnë më pak këtë Krishtlindje për shkak të kostos së lartë të jetesës. Kompania, e cila numëron tregje të dorës së zbuloi gjithashtu se 64% e konsumatorëve evropianë kanë bërë blerje të dorës së dytë këtë periudhë festive.

Arsyet më të përmendura pse konsumatorët kanë menduar kështu është: e para, nevoja për të kursyer para; e dyta, dëshira për të bërë dhurata gjëra të qëndrueshme; dhe e treta, pasi pëlqejnë të dhurojnë artikuj retro ose nostalgjikë.

Dhuratat e padëshiruara janë një nga aspektet fatkeqe të periudhës festive. Dy të tretat e konsumatorëve deklarojnë se kanë marrë një dhuratë krejt të re që nuk e kanë përdorur ose thjesht nuk e kanë pëlqyer, ndërkohë 6% e të anketuarve thonë se i kanë hedhur sendet e padëshiruara.

Duke marrë parasysh paratë, kohën që shpenzohet për të gjetur dhuratën e duhur, por edhe fundin tragjik të saj (në rast se kthehet apo flaket), bërja e një dhurate për Krshtlindje po bëhet dicka gjithnjë e më e vëshirë.

Nëse pyesim se cili është trendi i dhuratave që bëjnë shqiptarët, mund të thuhet pa hezitimin më të vogël, që i janë bashkuar prirjes së përgjithshme të këtij viti, që do të thotë kujdes në përzgjedhje dhe ekonomi në çmim. Po konkretisht, cilat janë disa nga dhuratat që masivisht shqiptarët kanë pëlqyer të bëjnë këtë Krishtlindje? Dyqanet përkatëse janë treguesi më i mirë i këtyre të dhënave.

Dhuratat teknologjike

Asnjëherë si në këta muaj, teknologjia është bërë e pazëvendësueshme në jetën e përditshme. Kompjuterë, laptop, tabletë dhe smartphone i gjen në të gjitha shtëpitë. Shqiptarët nuk kanë të ngopur me teknologjinë. Pajisje të tilla shumë kanë zgjedur tua bëjnë si dhuratë njerëzve të tyre të dashur, duke zgjehdur Krishtlindjen si momentin e duhur për të ndërruar pajisjet që kishin dhe për të përfituar nga ofertat e uljes së çmimeve.

Libri si dhurate - foto botimet Pegi

Libri

Për shumë qytetarë libri mbetet i preferuar për t’u dhuruar. Sidomos kur bëhet fjalë për brezin e tretë që pëlqejnë të kalojnë kohën e lirë me leximin. Librat e karakterit historik, biografik, apo praktik me këshilla për jetën dhe shëndetin, janë më të pëlqyerit për ta. Ndërsa për brezin e dytë si dhuratë pëlqehen romanet komerciale, të verdhë ose rozë.

Dhuratat e personalizuara

Dhuratat e personalizuara apo punimet me dorë konsiderohen mjaft të veçanta. Janë gjëra që njerëzit i pëlqejnë, pasi nuk gjenden me shumicë dhe kjo dhuratë tregon se personi që e ka sjellë, ka menduar seriozisht për personin që do e marrë dhuratën. Po kështu, ndër dhuratat e personalizuara bëjnë pjesë edhe filxhanët personalizuar, me emra, foto apo thënie të stampuara, si dhe qirinj të personalizuar.

Lulet

Edhe në këto festa lulet janë në listën kryesore të dhuratave. Sidomos ajo që njihet gjerësisht si lulja e Krishtlindjeve, ose lulja Poinsettias, është ndër më të pëlqyerat për t’u bërë dhuratë. Për Krishtlindje dhe Vitin e Ri kjo lule dhurohet shumë pasi sjell mbarësi. Me ngjyrën e saj të kuqe të ndezur, jo vetëm përcjell një atmosferë të mirë, por është një zgjedhje e gatshme, shumë e pëlqyer, për ato që nuk kanë shumë fantazi.

Bizhuteritë dhe aksesorët

Mes një shumllojshmërie për të zgjedhur, bizhuteritë, aksesorët e zbukurimit apo veshjet, janë gjithashtu preferenca e qytetarëve në këto ditë festive, për të kujtuar dhe vlerësuar të dashurit e tyre. Zakonisht, dhurata të tillë kushtojnë, ndaj blerësit janë njerëz që duan tua dhurojnë personazve shumë të afërt dhe të dashur, që ua njohin mirë edhe shijet.

Çorape dhe shalle

Gjithnjë e më rrallë, pasi duket si një ide e dalë nga moda. Këtë vit shqiptarët kanë kërkuar të jenë më të zgjuar me dhuratat, duke mos rrezikuar me sende që duket se i përkasin një epoke tjetër, të asaj kur mungonte interneti dhe moda nuk ishte aq ndikuese, sa ç’është sot instagrami dhe tik toku .

Neritana Kraja