Botohet libri "Xi Jinping-u për nismën 'Një brez, një rrugë'"
2023-12-25 10:56:19

Foto nga VCG

Libri "Xi Jinping-u për nismën 'Një brez, një rrugë' (botimi i vitit 2023)" është publikuar nga Shtëpia Botuese Qendrore e Literaturës së Partisë.

Libri përfshin 78 fjalime të rëndësishme mbi bashkëpunimin në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë" nga sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) Xi Jinping nga shtatori 2013 deri në nëntor 2023, të cilat janë përmbledhur nga Instituti i Historisë dhe Literaturës së Partisë i Komitetit Qendror të PKK-së. 

Nisma "Një brez, një rrugë", e paraqitur nga Xi, përqendrohet në shpresat e përbashkëta të popujve në vende të ndryshme për paqe e zhvillim dhe i ofron botës një plan për lulëzim dhe zhvillim të përbashkët. 

Nisma është pritur pozitivisht nga bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht nga vendet pjesëmarrëse. Ajo tejkalon dallimet në qytetërime, kultura, sisteme shoqërore e faza zhvillimi dhe është bërë një produkt publik global i mirëpritur gjerësisht dhe një platformë për bashkëpunimin ndërkombëtar.