Çfarë kërkon numri në rritje i investitorë të huaj në ndërtimin e fabrikave në Kinë?
2023-12-24 15:41:54


Foto nga VCG

"Kina ka avantazhe dhe perspektiva të gjera që janë të pakrahasueshme me tregjet e tjera në botë. Tregu kinez është një ‘domosdoshmëri' për Teslën." - thotë Tao Lin, zv.presidentja globale e Tesla-s në një intervistë më 22 dhjetor. Në të njëjtën ditë, projekti “Tesla Shanghai Energy Storage Gigafactory” filloi zyrtarisht ndërtimin. Kjo është gjithashtu gigafabrika e parë e magazinimit të energjisë e Tesla-s jashtë ShBA-së.

Që nga ky vit, gjithnjë e më shumë kompani të huaja si Tesla kanë ndërtuar fabrika në Kinë. AstraZeneca dhe Moderna kanë ndërtuar përkatësisht fabrika të reja farmaceutike dhe qendra globale e kërkimit dhe zhvillimit të ftohjes dhe testimit të Danfoss-it është vënë në përdorim...Shumë kompani shumëkombëshe kanë kryer veprime praktike për të hedhur një "votë besimi" në tregun kinez. Të dhënat e bëra publike nga autoritetet zyrtare kineze më 21 dhjetor e dëshmojnë këtë.

Sipas të dhënave të fundit, nga janari deri në nëntor të këtij viti, në Kinë u krijuan 48.078 sipërmarrje të reja të investuara të huaja, duke u rritur me 36.2% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në sytë e botës së jashtme, ndërsa rritja ekonomike botërore ngadalësohet dhe konkurrenca gjeopolitike nxehet, tregu kinez bëhet më tërheqës dhe "investimi në Kinë" është tendenca kryesore dhe e përgjithshme.

Foto nga VCG

Jo vetëm që ka më shumë kompani të huaja që investojnë në fabrika, por edhe struktura e investimeve të Kinës po vazhdon të optimizohet. Nga janari deri në nëntor të këtij viti, industria e teknologjisë së lartë të Kinës tërhoqi investime prej 386.65 miliardë RMB, duke përbërë 37.2% të sasisë aktuale të kapitalit të huaj të përdorur, e cila ishte më e lartë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Midis tyre, hyrja e investimeve në prodhimin e pajisjeve mjekësore dhe instrumenteve, prodhimin e pajisjeve elektronike dhe të komunikimit janë rritur ndjeshëm, si dhe është shtuar së tepërmi edhe përdorimi aktual i investimeve të huaja në shërbimet e kërkimit dhe zhvillim-projektimit.

Përveç kësaj, nga këndvështrimi i burimit të investimeve të huaja, investimet në Kinë nga disa ekonomi të zhvilluara janë rritur me shpejtësi. Ndër to, investimet aktuale nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Holanda, Zvicra dhe Australia janë rritur përkatësisht me 93.9%, 93.2%, 34.1%, 23.3% dhe 14.3%. Nuk është e vështirë të shihet se e ashtuquajtura "tërheqje e kapitalit të huaj nga Kina" e reklamuar nga mediat perëndimore është falsifikuar nga vetë vendet perëndimore.

Për investitorët e huaj, investimi në Kinë do të thotë mundësi investimi. Përveç tregut në shkallë të gjerë, infrastrukturës së përsosur, zinxhirëve të qëndrueshëm industrialë dhe të furnizimit, zhvillimit të hapur dhe inovativ, përmirësimit të vazhdueshëm të mjedisit të biznesit dhe burimeve të mjaftueshme njerëzore... të gjitha këto ofrojnë garanci për prodhimin dhe funksionimin e kompanive të huaja dhe u sjellin atyre përfitime të mëdha.

Gjatë pesë viteve të fundit, shkalla e kthimit të investimeve të huaja direkte në Kinë ka arritur në 9.1%, shumë më e lartë se ekonomitë e tjera në botë; raporti i Deutsche Bank Group tregon se kapitali i huaj nuk ka reshtuar së investuari në Kinë; shumë organizata të industrisë së huaj, përfshirë Dhomën Amerikane të Tregtisë në Kinë, thonë se tregu kinez nuk është një "opsion" për ndërmarrjet e financuara nga jashtë, por një ”domosdoshmëri”...

Foto nga VCG

Kohët e fundit, shumë organizata dhe institucione ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Aziatike për Zhvillim kanë rritur pritshmëritë për rritjen ekonomike të Kinës. Steven Barnett, përfaqësuesi kryesor i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kinë, thotë se "Kina do të kontribuojë rreth një të tretën e rritjes ekonomike globale në vitin 2023". Disa analistë theksojnë se me publikimin e politikave përkatëse të Kinës, shkalla e investimeve të huaja në Kinë në të ardhmen do të rritet edhe më tej.

Çfarë do të thotë që gjithnjë e më shumë kompani të huaja po investojnë dhe po zënë rrënjë në Kinë? Kjo tregon se ekonomia e Kinës vazhdon të rimëkëmbet dhe përmirësohet, se Kina është ende një pikë e nxehtë për investime globale dhe se "Kina" e ardhshme do të jetë ende Kina.