Këngëtari Luiz Ejlli publikon këngën e re “Ninulla e vetmisë”
2023-12-24 14:49:31

Luiz Ejlli (Foto nga youtube)

Artisti shkodran  Luiz Ejlli ka publikuar ditën e mërkurë një projekt të ri muzikor. Këngën “Ninulla e Vetmisë” artisti e ka sjellë edhe me videoklip. Muzika dhe teksti janë realizuar nga Petro Xhori me miksim dhe masterizim nga Xhumill, në fyell luan Mandi Xhambazi dhe për videon me grafikë është kujdesur Cloudssblack. Këngëtari Luiz Ejlli përgjatë vitit 2023 ka qenë në qendër të vëmendjes, ku nuk ka munguar në çdo mbrëmje apo koncert kudo ku ka shqiptarë.