Vazhdon rimëkëmbja pas tërmetit, ndërsa nis edhe shërbimi i dërgesave të shpejta
2023-12-24 14:55:02

Foto nga Xinhua

Në provincën Gansu të Kinës Veriperëndimore vazhdon rimëkëmbja dhe rindërtimi i rregullt, pasi u godit nga një tërmet me magnitudë 6.2 të hënën vonë. Janë përgatitur furnizime të mjaftueshme për të siguruar një dimër të ngrohtë për të prekurit në vendet e zhvendosjes së përkohshme.

Të premten në mbrëmje, grupi i parë prej 500 shtëpish të improvizuara është kompletuar dhe dorëzuar banorëve në fshatin Meipo në qarkun Jishishan, rajoni më i prekur nga tërmeti. Kjo zonë pritet të ndërtojë mbi 5.000 shtëpi të lëvizshme prej druri deri më 27 dhjetor, duke siguruar që banorët vendas të kenë dimër të ngrohtë.

Në vendin e zhvendosjes në fshatin Dahe, më i madhi në qarkun Jishishan, ka rifilluar edhe shërbimi i dërgesave të shpejta për të përmbushur nevojat e banorëve për materiale të veçanta, duke përfshirë qumështin pluhur të proteinave të hidrolizuar pjesërisht për të sapolindurit me alergji ndaj proteinave. (Çang Çuo)