Foto nga VCG
Për të rikthyer jetën normale sa më shpejt të jetë e mundur dhe zvogëluar ndikimin e tërmetit në arsim dhe mësimdhënie, departamenti arsimor i qarkut Jishishan të provincës Gansu ka nisur të zbatojë në mënyrë aktive rifillimin e orëve mësimore sipas parimit të "kombinimit online dhe offline" dhe sipas situatës reale në shkolla të ndryshme. Aktualisht ka filluar puna për rifillimin e mësimit në shkollat fillore dhe ato të mesme lokale.
Më 21 dhjetor, qeveria vendore kishte marrë masa që të gjithë mësuesit të shkonin në 195 vendet e zhvendosjes së popullatës së prekur nga tërmeti për të ofruar këshillim psikologjik dhe udhëzime mësimore. Duke nisur nga data 22, tre shkolla të mesme të qarkut nisën nga mësimi online.
Tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi qarkun Jishishan në provincën Gansu të Kinës Perëndimore, shkaktoi dëmtime të ndryshme edhe nëpër shkolla.