“Leica Camera” sjell ekspozitën në Festivalin e Fotografive në Xiamen
2023-12-21 12:03:24

Foto nga China Daily

Foto nga China Daily

Në Festivalin e 9-të Ndërkombëtar të Fotografive “Jimei (Imei) Arles”, zhvilluar në Xiamen (Shia mën), në provincën Fujian (Fu xhien) të Kinës lindore, një nga ekspozitat tërhoqi më shumë vëmendje.

“Leica Camera”, një prodhues gjerman i kamerave dhe lenteve optike të nivelit të lartë, lançoi “Light and Shadows”, një ekspozitë me temë të çmimit “Leica Oskar Barnack 2023” (LOBA), një nga çmimet më prestigjioze të fotografisë në botë, në “Three Shadows Photography Art Center” në Xiamen(Shia mën).

Ekspozita shënon debutimin e “Leica Camera” në Festivalin e Fotografisë, i cili u iniciua në vitin 2015 nga “Three Shadows Photography Art Center”, hapësira e parë e artit bashkëkohor kushtuar ekskluzivisht fotografisë në Kinë, dhe “Rencontres d'Arles”, Festivali i Filmit në Kanë i botës së fotografisë.

Në ekspozitë janë paraqitur më shumë se 40 punime nga katër seri fotografike të përzgjedhura për çmimin: seria “Sea Beach” nga fotografi nga Bangladeshi Ismail Ferdous, fitues i çmimit kryesor LOBA të këtij viti; seria “New Comer” nga fotografi kinez Le Ziyi, (Le Cëji) fitues i çmimit “LOBA New Comer”, një çmim i rezervuar për fotografët nën moshën 30 vjeç; seria “Liquid Cities” nga fotografi brazilian Gustavo Minas; dhe seria “Elevations” nga fotografi dhe fotoreporteri francez Eric Bouvet.

Le është fotografi i dytë kinez që fitoi çmimin “LOBA New Comer” pas Huang Jing (Huan Xhin) në vitin 2011. Seria e tij fituese përmban një grup portretesh që ai bëri duke filluar në vitin 2020, duke kapur vetminë, ankthin dhe tjetërsimin e parë mes të rinjve që lanë vendlindjet e tyre për të jetuar dhe punuar në qytete të tjera.

E dhënë për fotografë të shquar çdo vit që nga viti 1980, “LOBA” vlerëson se si fotografia shpreh marrëdhënien midis njeriut dhe mjedisit.

“Konkursi startoi në vitin 1979, në kuadër të 100-vjetorit të lindjes së Oskar Barnack (1879-1936), shpikësi dhe pionieri kryesor i fotografisë 35 mm”,- tha Siegmund Dukek, drejtor menaxhues i “Leica Camera Greater China”, në ceremoninë e hapjes së ekspozitës.

Përzgjedhja e fituesve për çmimin bazohet në propozimet e paraqitura nga një panel i përbërë nga kuratorë, pronarë galerish, drejtorë arti dhe redaktorë fotografish, si dhe fotografë të shumtë nga e gjithë bota.

Zgjedhja përfundimtare e fituesve në kategoritë kryesore dhe të reja, si dhe të nominuarve në listën e ngushtë, bëhet nga një juri ndërkombëtare prej pesë personash. Çmimi njihet gjithashtu si një nga më të mirët në botën e fotografisë.

Fituesi kryesor i çmimit “LOBA” merr 40.000 euro (mbi 43.000 dollarë) dhe një aparat fotografik “Leica” me vlerë 10.000 euro (10.939 dollarë). Fituesi i çmimit “New Comer” merr 10.000 euro dhe një “Leica Q3”.

Ekspozita do të zgjasë deri më 21 janar 2024 dhe më pas do të udhëtojë në galerinë “Leica” në Taipei të Tajvanit.